DHIMBJET E LINDJES, JA CFARE GRUAJA NDIEN NE TE VERTETE
Frika më e madhe e grave shtatzëna në lidhje me momentin e lindjes janë kontraksionet. Në më të shumtën e rasteve ato mendojnë se nuk do të jenë në gjendje të përballojnë këto dhimbje intensive. Por çfarë ndihet në të vërtetë gjatë proçesit të lindjes?
Diçka që ndikon negativisht në mendimet e gruas shtatzënë janë historitë e treguara nga nënat e tjera. Së pari duhet të dini se çdo grua është e ndryshme dhe për pasojë edhe eksperienca që ato do të përjetojnë nuk mund të jetë e njëjtë. Në të gjithë këtë proces vetëm diçka nuk ndryshon: të gjitha nënat provojnë emocione tepër të forta në momentin që shikojnë për herë të parë vogëlushin e tyre!
Dhimbjet e lindjes, ja cfarë gruaja ndien në të vërtetë por duhet të dini që dhimbjet janë të ndryshme për faza të ndryshme të lindjes:
Faza e parë. Në këtë moment kontraksionet janë shumë pak të dhimbshme dhe me një distancë të largët nga njëra-tjetra. Gruaja i ndien ato në formën e krampeve në zonën e fundit të barkut, të ngjashme me ato pre-menstruale ose menstruale. Në këtë moment mund të bëni një dush. Keni ende kohë për të shkuar në spital.
Kontraksionet fillojnë të rregullohen.Ato bëhen më të dhimbshme, aq sa mund të ndiheni e lodhur dhe të keni nevojë për pushim. Duhet ta bëni këtë në mënyrë që të keni energji për fazat e mëpasme. Këto kontraksione gratë në përgjithësi i kanë konsideruar si të bezdisshme.
Është momenti për të shkuar në spital. Dhimbja tashmë shkon drejt shpinës, kryesisht në zonën lombare (fundshpinë) e cila konsiderohet si një dhimbje të vazhdueshme, e cila ngjan me krampet renale (dhimbjet e veshkave) apo me ndjesinë e shtypjes në zonën e legenit. Në këtë moment fëmija po shkon drejt kanalit të lindjes. Në këtë fazë zakonisht mund të aplikohet anestezia epidurale nëse gruaja e kërkon.
Faza shpërthyese. Në këtë fazë kontraksionet dhe hapja e indeve është në maksimumin e saj. Gruaja në këtë moment ka një nevojë tepër të madhe për të shtyrë kjo pasi përjeton një ndjesi qetësimi. Është shumë normale që në këtë fazë të ndiheni tepër e lodhur nga dhimbjet por nuk duhet të frikësoheni pasi personeli mjekësor do t’ju udhëzojë në lidhje me pozicionin më të favorshëm që duhe të mbani. Gjithashtu ajo që mund të ndieni në këtë fazë është një djegie në zonën perineale. Mbani mend: në këtë moment ajo që do t’ju ndihmojë më tepër është të përqëndroheni për të bërë një frymëmarrje të rregullt dhe një shtyrje të mirë. Është normale që gjatë lindjes të ndieni dhimbje, megjithatë mbani mend se jeni në sallën e lindjes për një qëllim: pas 9-të muajsh do të merrni në krahë bebushin tuaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu