Kjo është pyetja që kalon nëpër mendjen e çdo nëne të re: A do të mundem të ”heq” barkun pas lindjes? Megjithëse gjithçka do të kthehet në normalitet me kalimin e kohës, ne po ju tregojmë 3 hapa që mund t’ju ndihmojnë në uljen e barkut.
  1. Ushqyerja me gji: ky është një proçes që ka shumë benefite për nënën dhe fëmijën e vogël, dhe një prej këtyre benefiteve është dobësimi. Kjo është një mënyrë shumë natyrale për të rrëzuar barkun edhe pse mund të shoqërohet me disa probleme si për shembull: mastiti, ragadet etj.
  2. Ushqyerja në mënyrë të shëndetshmegabimi që shumë nëna të reja bëjnë shpesh është ushqyerja në mënyrë jo të shëndetshme, gjë e cila kryhet shpesh me preteksin e gjidhënies. Ju duhet të konsumoni shumë fruta dhe perime, të cilat ndihmojnë edhe në proçesin e gjidhënies. Mbani mend se nuk ka rëndësi sasia, por cilësia e ushqimeve.
  3. Kryeni shumë aktivitet fizikky është një aktivitet që ndihmon shumë në rënien nga pesha pas lindjes së fëmijës. Sigurisht që kjo duhet bërë në mënyrën e duhur dhe pa e ekzagjeruar. Ndër aktivitetet më të sygjeruara janë: shëtitjet e gjata, pilates dhe kërcimi i barkut (danza del ventre).
Pavarësisht sygjerimeve të mësipërme është shumë e rëndësishme që gjatë muajve të parë pas lindjes të kujdeseni sa më shumë të jetë e mundur për qetësine dhe mirëqënien e të porsalindurit. Buzëqeshja e fëmijës vlen më shumë se barku i sheshtë!