Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë ndodh me Maqedoninë pas referendumit?

Çfarë ndodh me Maqedoninë pas referendumit?
Në referendumin për ndryshimin e emrit në Maqedoni qeveria nën socialdemokratët me kryeministër Zoran Zaev nuk ia doli të arrijë shumicën e nevojshme të pjesëmarrjes së të paktën 50 për qind të elektoratit. Vetëm 36,87 për qind nga gjithsej 1,8 milionë zgjedhës dolën në votime. Prej tyre shumica dërmuese me 91,48 për qind votoi për marrëveshjen me Greqinë.
Çfarë opsionesh ka tani?
Një mundësi është, që t’i bëhet thirrje ndjenjës së përgjegjësisë të partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe deputetëve të saj për integrimin dhe të ardhmen e vendit dhe që ata të binden për ta mbështetur marrëveshjen me Greqinë. Për këtë ata duhet të miratojnë në parlament ndryshimet e parashikuara në kushtetutë. Për këtë janë të nevojshme dy të tretat e votave, ose 80 vota kundrejt 120 deputetëve që ka gjithsej parlamenti në Maqedoni. Koalicioni qeverisës aktualisht ka 71 vota, ndaj janë të nevojshme edhe nëntë vota nga opozita.
A është realiste shumica?
Opozita deri tani ka theksuar me këmbëngulje, se ajo nuk do ta mbështesë ndryshimin e emrit të vendit. Është e parashikueshme, që në këtë drejtim nuk do të ketë ndryshim. Ndaj do të jetë e vështirë të gjenden deputetë “të pabindur” nga opozita, – madje as nga radhët e atyre, që kohët e fundit kanë dalë hapur kundër vendimeve të partisë së tyre, – që të jenë dakord me këto ndryshime. Brenda VMRO-DPMNE-së mbizotëron kultura e kërcënimeve ndaj atyre që ngrihen kundër e që sipas retorikës së partisë thuhet “të tradhtojnë partinë dhe vendin”.
Ajo që e vështirëson edhe më shumë situatën është përçarja e thellë e shoqërisë në të ashtuquajtur “patriotë” dhe “tradhtarë”. Polarizimin e pat nxitur qeveria e mëparshme nën kryetarin e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski dhe të njëjtën retorikë ndjek edhe pasardhësi i tij  Mickoski. Në këtë mënyrë deputetët e VMRO-DPMNE, që veprojnë kundër vendimeve të partisë, bëhen peng i politikës partiake dhe duhet të përballen me “dënimin e popullit”.
Çfarë mundësish të tjera ka?
Në një situatë të tillë kryeministrit socialdemokrat Zoran Zaev i mbetet vetëm një opsion: zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë rast partitë, që  e mbështesin marrëveshjen me Greqinë, duhet të arrijnë një shumicë të dy të tretave në parlament, që të mund të miratojnë pa pengesa ndryshimet kushtetuese.
Cili është plani kohor?
Zaev duhet të marrë shpejt një vendim. Nëse ai nuk ia del deri në fund të kësaj jave të gjejë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese, atëherë ai duhet ta marrë vendimin për zgjedhje të parakohshme më së voni deri më 10 tetor. Zgjedhjet do të duhej të zhvillohen më së voni më 25 nëntor. Vetëm kështu parlamenti i ri mund të miratojë në kohën e duhur deri në shkurt ose mars 2019 ndryshimet kushtetuese.
Si janë shanset për Zaev-in?
Qeveria aktuale shpreson, që një numër i madh i votave “pro” në referendumin popullor (605.016 zgjedhës, ose 91,48 për qind e të gjitha votave të dhëna) janë një garanci e mjaftueshme që në zgjedhje të fitojë pozicioni për një Maqedoni europiane, dhe jo pozicioni i VMRO-DPMNE-së për izolimin dhe status quo-në në vend. Në këtë kontekst është e rëndësishme, që në asnjë nga zgjedhjet e mëparshme një fitues nuk ka marrë më shumë vota se sa opsioni “po” gjatë referendumit.
Si qëndron puna me opsionin për zgjedhjet e reja?
VMRO-DPMNE do t’i shmangë zgjedhjet e reja. Në zgjedhjet e fundit partia humbi për shkak të retorikës së saj nacionaliste, veçanërisht kundër bashkësisë etnike-shqiptare, potenciali i saj për koalicion. Pa deputetët e zgjedhur shqiptar asnjë parti maqedonase nuk mund të krijojë një qeveri të qëndrueshme. Në rastin e zgjedhjeve të reja VMRO-DPMNE mund të pësojë humbje të mëdha – edhe sepse politika e përçarjes shoqërore është kthyer tani në tiparin e saj. Për shkak të retorikës së saj nacionaliste është e mundur, që partia sërish të margjinalizohet.
Megjithatë funksionarët e partisë, që duan të mbeten anonimë, thonë, se VMRO-DPMNE deri në fund do t’i përmbahet kursit të saj. Kësisoj kryeministrit Zaev nuk i mbetet alternativë veçse të shpallë zgjedhje të parakohshme.
Çfarë mund të bëjë Athina në këtë situatë?
Ndërsa Zaev teorikisht ka dy opsione – ose marrëveshje me opozitën ose zgjedhje të reja – Greqisë nuk i mbetet tjetër, veçse të presë zhvillimet e mëtejshme në Maqedoni. Greqia do ta ratifikojë marrëveshjen, pasi Maqedonia të ketë bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë marrëveshja bëhet e pavlefshme dhe si rrjedhojë me shumë gjasë do të ketë një prapaktheu edhe me sinjalizimin e dhënë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe bisedimet e anëtarësimit në BE./ DW
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix20 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix20 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix20 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar20 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix20 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix21 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix21 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske21 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix22 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook