Lidhu me ne

Radar

Si të gjeni punë pa humbur shumë kohe?

Ja përse jeni akoma pa punë
Të jesh i papunë është një fazë që e kalojnë miliona njerëz gjatë jetës. Ndaj nuk duhet të demoralizohesh apo të turpërohesh nga kjo gjë.
Por nëse kjo periudhë e jetës tënde po zgjat pak si shumë, atëherë duhet të nisësh të mendosh se ku qëndron problemi. Përse nuk mund të punësohesh si shoqja jote? Mos ke shumë kërkesa ndaj vetes dhe ndaj punëdhënësit? Çfarë duhet të bësh në të tilla raste?
Ja si u përgjigjen lexuesit  në një sondazh të bërë:
Mos kërko vendin ideal të punës.
Nëse nuk ke punuar asnjëherë, nuk do ta dish kurrë sesi është të bësh një punë. 52% e anketuesve u shprehën se nuk kishin punuar asnjëherë, ndërkohë që 40% thanë se janë po presin “vendin e duhur”. Ndonjëherë duhet të rrëmbesh çfarë të vjen para dhe kështu do të krijosh edhe eksperiencën e duhur.
Paga e lartë nuk duhet të jetë kriteri i parë dhe i vetëm për të pranuar një punë.
34% e anketuesve e kishin pagën kusht kryesor. Nuk ka asgjë të keqe të fillosh punë me një pagë mesatare, ndërkohë që me kalimin e kohës dhe eksperiencës, ke të drejtën të kërkosh rritje rroge.
Nuk ka punë pa shef
51% e personave që i ishin përgjigjur sondazhit kërkonin një shef të huaj në punë dhe jo shqiptar, ndërkohë që 28% nuk donin fare shef mbi kokë. Mund të jesh “vetë zot dhe vetë shkop”, nëse ke një punë private tënden, në të kundërt nuk ka punë pa shef.
Ke harruar të dërgosh CV
Çuditërisht, 46% e pjesëmarrësve në sondazh nuk kishin dërguar asnjë CV deri më tani. Kërkim i një vendi pune online dhe dërgimi i CV-së është një nga hapat e parë që duhet të bësh nëse do të punësohesh. Tregoje se çfarë di të bësh!
Mos ëndërro për një punë në shtet.
Privati ka shumë mundësi për punësim dhe nëse nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde, mos prit ta bësh kur të punësohesh në administratë. Thjesht hiq dorë nga rehatlliku që po kërkon!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

5 shenja të zodiakut që do të kenë sukses në jetë!

Ndërsa nuk është e mundur të parashikohet fati i një personi në shenjat e tij të zodiakut, po disa karateristika...

Mix12 minuta më herët

“Doja fëmijë”, Enxhi Nasufi rrëfen pse i dha fund lidhjes 7-vjeçare

Këngëtarja, njëherësh dhe moderatorja e njohur e WakeUp Enxhi Nasufi ishte e ftuar së fundmi në një intervistë te “Andale”...

Kryesore21 minuta më herët

Rama i vetëm, Berisha mbledh 25 parti, si do garojnë partitë në zgjedhjet e11 majit

PS-ja do garojë e vetme në zgjedhjet e 11 majit, duke mos qenë pjesë e asnjë koalicioni. Vetëm do garojnë...

Mix40 minuta më herët

8 universitetet më të mira për Mjekësi në 2025

Në shumë vende, të zhvilluara dhe në zhvillim, fusha e mjekësisë dhe e kujdesit shëndetësor ka qenë prej kohësh një...

Radar49 minuta më herët

8 mandate të sigurta për aleatët, Berisha: Kanë 1/3 e elektoratit shqiptar

Sali Berisha Sali Berisha ka mbrojtur vendimin e tij për të “dhuruar” 8 mandate deputetësh për partitë aleate, të cilat...

Kritike1 orë më herët

Dehumanizimi që sjell Big Brother

Nga Ergys Mërtiri Nëse ka një gjë që mund të demonstrojë Big Brother-i, është fuqia dehumanizuese e zhdukjs së intimitetit....

Mix3 orë më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar24 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix1 ditë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Facebook