Lidhu me ne

Aktualitet

Nga “Rilindje” në Narkosocializëm

Bard Camaj
Në kohën kur Shqipëria pushtohej nga të katër anët nga ngastrat dhe hektarët e hashashit, në opinionin publik dhe më gjerë qarkullonte si një grahmë e parafundit shprese e keqe që, qeveria e atëhershme(me të njëjtin Kryeministër që drejton edhe sot) ishte qëllimisht duke mbyllur njërin sy përballë fenomenit. Kjo në kushtet e papunësisë kronike që kishte rënë si një flamë e keqe mbi çdo kategori sociale e grupmoshë të këtij vendi; në kushtet kur investimet e huaja ishin ekzistente; në kushtet kur burimet substanciale natyrore u ishin dhënë me koncension(kupto: u ishin dhuruar) miqve e miqve të miqve të pushtetit.

Komplicteti potencial i strukturave të pushtetit në kultivimin dhe eksportimin e mariuanës mbështetet në një pikëpyetje të thjeshtë: ndryshe si të shpjegohet që hektarët e hashashit qëndronin të paprekura ndanë rrugëve nacionale, ndonëse ishte më e vështirë të ktheje kokën në anën tjetër se sa t’i vije re?

E bazuar apo jo në fakte ekzistenca e një marrëveshje të heshtur mes kultivimit kriminal të lëndëve narkotike dhe qeverisë, logjika që një popull i uritur mund ta mbash gjallë duke e lejuar të mbjellë hashash, duhet të jetë teoria dhe praktika më e sofistikuar ekonomike e një pushteti kriminal i cili pasi ka konsumuar çdo resurs legal për të qëndruar në pushtet, mundohet ta mbajë atë duke thirrur në ndihmë mjete rrethanore. Po të ishte e vërtetë që qeveritë (gjithnjë e më të korruptuara që nga Fatos Nano e këtej), e kanë lejuar kultivimin e mariuanës si një mënyrë për tu përballur me varfërinë e urinë, do të kishim të bënim me një akt original, ultraballkanik kriminalo-patriotik. Kriminal, ngaqë synohet t’i jepet frymëmarrje ekonomisë jo me oksigjen investimesh, por me tym hashashi. Patriotik gjithsesi, ngaqë siç edhe supozohet, kjo bëhet me qëllimin e mirë për t’u dhënë fukarenjve bukë. Një çalltisje alla Robin Hud i cili në kontekstin shqiptar mund ta përkufizonim si “narkosocializëm”.

Pa dyshim që, si shumë gjëra të tjera, narkosocializmin si “doktrinë” ekonomike e parë nga një anë, dhe si plagë sociale po ta shohësh nga ana tjetër, nuk e kanë shpikur shqiptarët. Shembuj “shtetesh” “të zhvilluara” narkosocialiste kemi nga Kolumbia, nga Venezuela, nga Meksika, e të tjera këto që e kanë shpënë kultivimin e eksportin e substancave çudibërëse në nivel arti. Por para se të ekzaltohemi nga kjo zgjidhje e çuditshme për të bërë ekonomi, do sqarime të nevojshme duhen bërë: Pa asnjë dyshim, narkosocializmi që bën hyqmin e kësaj nahijeje, jo fort ndryshe nga regjimet në Kolumbi, Meksikë apo Nikaragua, është kriminal, por asfare patriotik. Nëse qeveritë degradojnë në atë farë feje sa për të mbyllur një sy përballë kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, kjo nuk bëhet as për të rritur Prodhimin e Brendshëm Bruto, as për të nxitur konsumin e brendshëm, as për të nxitur likuiditetin në ekonomi.

Më afër të vërtetës do të ishim po të arrinim ta shihnim kultivimin dhe trafikimin e drogave në këtë vend si njëmekanizëm për të mbajtur e për të çimentuar pushtetin. Dihet ndikimi dhe fuqia e bandave kriminale në cdo proces elektoral, e në kushtet kur tenderat, grantet dhe koncensionet po përqëndrohen në gjithnjë e më pak duar, e vetmja mënyrë për t’i shpërblyer për kontributin e tyre ndaj pushtetit është të mbyllësh njërin sy, e në ndonjë rast të dy, përballë krimeve të tyre. Duhet kuptuar pra, që kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike nuk është një anomali e një qeverisjeje të dështuar, por logjika fondamentale e saj: Narkosocializmi nuk mund të qëndrojë në pushtet pa mariuanën, dhe mariuana nuk mund të pushtojë Shqipërinë pa Narkosocializmin në pushtet.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore12 minuta më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar24 minuta më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix4 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix5 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix5 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet5 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal5 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske5 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore5 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook