Lidhu me ne

Temporal

Çfarë është Hip Hopi?

Mendimi më i përhapur në shoqëri është se Hip Hopi është një rrymë muzikore e bazuar mbi rimimin  me shpejtësi mbi një bazë muzikore. Në të vërtetë kjo është një nga shumë aspektet e tij: një zhanër muzikor me karakter urban dhe protesta e njohur si rap. Në të vërtetë Hip Hopi është kulturë që përfshin disa rryma rrugësh dhe që shkon përtej të kënduarit. Bëhet fjalë për një lëvizje kulturore të lindur në dekadën e viteve 70 në rrugët e distriktit të Bronksit në Nju Jork si përgjigje ndaj situatës shtypëse, në të cilën jetonin afro-amerikanët të mbledhur në një lloj getoje moderne. U popullarizua dhe u përhap që nga momentet e para dhe aktualisht kjo nënkulturë përkufizohet përmes katër manifestimeve kryesore: DJ-it, grafitëve, MC dhe Break-Dance-it. Po ju tregojmë sekretet e këtyre 4 zhanreve që përbëjnë poezinë e rrugës.
DJ ose Disc- Jockey është ai që krijon dhe riprodhon pjesë muzikore në një shtrat përzierjesh. Në vitet 70 filloi të eksperimentohej në përzierje muzike. Prodhimi i DJ është pjesë themelore brenda rapit dhe shërben si bazë për rimën e MC-së. Një teknikë e zakonshme e përdoruar nga DJ është “scratching”, e cila konsiston në lëvizjen para dhe pas të pllakës në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që krijohet një tingull tranzicioni mes ritmeve. Në fakt pllakat e përzierjes janë të destinuara për këtë funksion dhe këngët janë të arkivuara në arkiva digjitalë.
Grafiti u zhvillua para shfaqjes së Hip Hopit si kulturë. Konsiston në përdorimin e pikturës për të ngjyrosur dhe vizatuar imazhe dhe tekste mbi një mur. Normalisht teksti i korrespondon firmës së autorit, por mund të jetë edhe një tekst më abstrakt ose krijues. Qëllimi është të ndikojë vizualisht dhe të tërheqë vëmendje në të njëjtën mënyrë ashtu si e bën rapi. Kjo teknikë konsiderohet art falë punës  së artistëve të grafitit si Banksy ose si Shepard Fairey.
MC është, ashtu si njihet, njeriu që interpreton zhanrin muzikor të njohur si rap që lindi nën ndikimin e soulit, funk-ut dhe madje të disa ritmeve latine. Reperat ose MC-të përdorin një lirikë fluide për të transmetuar pakënaqësinë sociale dhe moskonformizmin në një kontekst të luftës së klasave të trashëguar qysh prej fillimit. Me zhvillimin e tij, rapi ka humbur pjesë të esencës së tij dhe ka evoluar në një degë të muzikës komerciale që prek tema më të rëndomta me repera si Eminemi ose SFDK.
Breakdance është një formë, në të të cilën b-boys ashtu si i njohin njerëzit,  praktikojnë këtë aktivitet dhe që kërcejnë rapin. Të rinjtë që e praktikojnë grumbullohen në një rreth dhe kërcejnë njëri pas tjetrit ose me partnerë përballë të tjerëve. Hapat e tyre më karakteristike përfshijnë ruajtjen e ekulibrit përgjatë disa sekondave mbi duar dhe kokë ose duke u rrotulluar mbi dysheme me shpinë. / bota.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook