Përbërësit:
pjesë pule (kofshë, krahë, gjoks)
1 karrotë
1 kungull
1 vezë
1 limon
majdanoz
pak gjalp
kripë dhe piper të zi
1 qepë
1 degë selinoje
1 patate e vogël
Përgatitja:
Në një ene të bollshme zijeni copat e pulës me 1 qepë,1 karrotë dhe degën e selinos në 1 litër ujë rreth 1 orë. Më pas filtroni lëngun e përfituar dhe coptoni mishin e pulës nga kockat. Ruajeni mënjanë. Prisni në kubike shumë të vegjël karrotën e mbetur, kungullin dhe pataten, shtojini në lëngun e pulës dhe vërini përsëri në zjarr për 15 minuta, derisa perimet të jenë zier. Shtoni pak gjalpë dhe mishin e pulës të prerë në copa të vogla. Shtoni pak ujë nëse ka nevojë sepse supa duhet të jetë kremoze por jo e trashë. Hidhni kripë piper të zi dhe majdanoz të grirë imët. Ndërkohë rrihni një vezë me lëngun e limonit. Hiqeni supën nga zjarri dhe shtoni vezën me limon. Përzijeni shpejt në mënyrë që veza të mos mpikset. Shërbejeni të ngrohtë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu