Gatime
Më mirë perime të ziera apo të fërguara? Ç’ thotë shkenca
Ekspertët kanë arritur një teori interesante që perimet e fërguara janë më të shëndetshme se perimet e ziera, por vetëm me një kusht.
Fërgimi i perimeve është më i shëndetshëm se zierja dhe madje mund të ndihmojë në preventivën e kancerit, thonë ekspertët e Universitetit në Granadë, në studimin e botuar në revistën Food Chemistry Journal.
Aty thuhet se ushqimet e skuqura, përkatësisht perimet, mund të jenë më të shëndetshme se ato të ziera, por vetëm nëse skuqen në vaj ulliri.
Ekspertët erdhën në përfundim se ushqimet e fërguara si domatet, patatet, patëllxhani, kungulleshkat, janë mënyra më e mirë për t’i konsumuar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu