Sipas një hulumtimi të fundit, truri i vajzave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve.
Këto hulumtime ndoshta mund të ndihmojnë edhe në shpjegimin e faktit se përse shumë vajza janë më të prirura të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit.
Studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës ‘Amen’ në Kaliforni, ku janë krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe kanë analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të vajzës.
Kështu, shkencëtarët zbuluan se vajzat janë më të prirura të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu