Lidhu me ne

Aktualitet

Pse nuk trondit 1 milionëshi

Nga Sonila Meço
Mundet, mundet të jetë e saktë shifra e 1 milion shqiptarëve, që nuk kanë lexuar një libër vitin e fundit.
Me të drejtë dikush mund të mendojë, po ndoshta janë punësuar gjatë kësaj periudhe e kohë s’kanë më si dy a tre vite më parë. Vend, që vlon prej zhvillimit, rritjes së shpejtë, turizmit të lartë, ndërtimit të vrrullshëm, pra hapjes me qindra mijra vendeve të punës.
Po mundet t’i jenë përkushtuar pasioneve të tjera, vrapimit, pikturës, ndonjë vegle muzikore, sportit, udhëtimeve, qëndisjes. Parqe plot, rrugë të sigurta, të ardhura më të larta, paga të rritura, pensione të bollshme, ndihmë sociale, shtet social, barna të rimbursuara, taksa e tatime në minimum historik, shoqëri e qetë dhe e shëndetshme mendërisht, urbanisht e rilindur.
Po mundet, që televizioni me programacionin e pasur dhe dhjetra kanalet për frymë të ketë zëvendësuar nevojën për emocione prej leximit. Telenovela plot, ku vlon emocioni, suspansi, metafora e gjetur, fabula intriguese, por ka edhe shumë programe edukues dhe reality, me pjesmarrjen e njerëzve elitë të kulturës e artit, promovime modelesh të arritë të shkencës, mjekësisë, inxhinierisë, ekonomisë, jurisprudencës, duke bojkotuar gjithë si media artistë e këngëtarë bërë brenda natës. Për të vijuar me prezencën e shumë programeve të tipit talk show informues e pasurues të dijes, programe për librat me një udhëzues përkatës e kritikë mirfilli, edicione informative ku kronikën e zezë të merr malli ta shohësh a digjesh për të gjetur një transmetim live nga punimet e kuvendit ku debatohet banalisht. Ndoshta në këtë vit ka ndikuar edhe transmetimi live i seancave aq përmbushëse të procesit të vetting-ut dhe këtë nuk e gjen dot as tek Tolstoi i dikurshëm e as tek Richard David Precht i ditëve të sotme.
Mundet ndërkohë, që rrjetet sociale të kenë konkuruar bindshëm kohën në dispozicion të librit. Showbizz-i, çfarë veshi, çfarë zhveshi, çfarë i shkroi dhe pse e fshiu, çfarë teshtiu aksh politikan dhe si i tha “shëndet” kolegu, statuset e kryeministrit, ministrave, postimet informuese dhe interesante të deputetëve, pushimet aktive të mjaft vajzave e djemve punëtorë, që me një rrogë i lejojnë vetes 17 herë pushime nga poli i veriut në atë të jugut. Në fakt artistë shqiptarë publikojnë çdo orë nga arti i tyre frymëzues dhe me thënë të drejtën statistikat korrespondojnë, me miliona kanë lënë librin për të ndjekur artin e tyre online.
Nuk e kuptoj pse trondit kjo shifër, prisnim tjetër me gjithë këtë panoramë të shëndetshme e shpërblyese me të cilën ndeshet shqiptari çdo ditë?
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore17 minuta më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar29 minuta më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix5 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix5 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix5 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet5 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal5 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske5 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore5 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook