Lidhu me ne

Aktualitet

Kur fillon shkolla 2018-2019?

Udhëzimi i MASR: Si do jetë struktura e vitit të ri shkollor 2018-2019
Udhëzimi i MASR: Si do jetë struktura e vitit të ri shkollor 2018-2019
Viti i ri shkollor 2018-2019, në institucionet e arsimit parauniversitar do të nisë zyrtarisht në datën 17 shtator.
Nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, të shpërndarë tashmë edhe në drejtoritë arsimore rajonale të vendit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka detajuar strukturën e vitit të ri shkollor për nxënësit që do të ndjekin arsimin e detyruar 9-vjeçar, si dhe për shkollat e mesme të përgjithshme dhe ato profesionale.
Në këtë udhëzim konfirmohen jo vetëm periudhat e zhvillimit të mësimit, apo pushimeve, por edhe datat e planifikuara për zhvillimin e testeve kombëtare, siç janë provimet  e Lirimit dhe Matura Shtetërore 2019.
Kjo e fundit do të vijë me një sërë ndryshimesh sa i takon numrit të provimeve që do të zhvillojnë nxënësit.
Mësimi në arsimin 9-vjeçar
Sipas përcaktimeve të detajuara në udhëzim, për nxënësit e arsimit bazë mësimi do të nisë në datën 17 shtator, për të vijuar deri në 13 qershor të vitit të ardhshëm.
Nxënësit e këtij cikli do të kenë vetëm një periudhë pushimesh të parashikuar në datat 22 dhjetor të këtij viti, deri në datën 6 janar të 2019-s.
Më tej është parashikuar që provimet kombëtare të arsimit bazë të zhvillohen në periudhën 14 deri në 30 qershor, sipas një kalendari të përcaktuar.
Mësimi në shkollat e mesme
Edhe për gjimnazet viti i ri shkollor do të nisë në datën 17 shtator, për të përfunduar në datën 20 qershor të vitit që vjen. Për maturantët mësimi do të mbarojë më herët, përkatësisht në datën 7 qershor të 2019-s, kjo për shkak të nisjes së përgatitjeve për provimet e maturës.
Periudha e pushimeve do të jetë e njëjtë si në arsimin e detyruar. Sa i takon provimeve finale që do të japin maturantët e vitit të ardhshëm, në udhëzim saktësohet se: “Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në periudhën 8 deri në 30 qershor të 2019-s”.
Në ndryshim nga maturat e kaluara deri më tani, maturantët e vitit që vjen do të kenë më pak provime për të dhënë. Kjo pasi dikasteri i arsimit ka vendosur që nxënësit, krahas tre provimeve të detyruara që do të zhvillohen në lëndën e gjuhës së huaj, matematikës, si dhe gjuhës shqipe e letërsisë, të testohen vetëm në një lëndë me zgjedhje, nga dy që kanë qenë deri në mbyllje të maturës së 2018.
Gjithashtu MASR ka përcaktuar edhe listën e lëndëve që do të jepen si provim me zgjedhje nga maturantët. Në total maturantët do të përzgjedhin ndërmjet tetë lëndëve të aprovuara, e që janë: “Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji, si dhe Ekonomi”.
Në këto kushte, nga kjo listë, maturantët do të zgjedhin vetëm një lëndë për ta dhënë si provim me zgjedhje, pavarësisht faktit nëse e kanë zhvilluar në shkollë apo jo.
Mësimi në arsimin profesional
Data e nisjes së vitit të ri shkollor, si dhe periudha e pushimeve edhe për nxënësit që do të ndjekin arsimin e mesëm profesional do të jetë e njëjtë, përkatësisht mësimi nis në 17 shtator, si dhe pushimet do të jenë në datat 22 dhjetor- 6 janar.
Ndërkohë që në lidhje me mbarimin e vitit mësimor, udhëzimi i MASR bën me dije se për nxënësit e klasave të 10-ta, nxënësit e klasave të 12-ta, si dhe për nxënësit e klasave të 11-ta (për strukturën bllok 4-vjeçare) procesi mësimor do të mbyllet në datën 20 qershor të 2019-s.
Ndërsa për maturantët mësimi do të mbarojë në 7 qershor. Lidhur me provimet e këtij niveli, saktësohet se provimet përfundimtare të Nivelit I dhe II do të zhvillohen në periudhën nga 10-21 qershor të vitit që vjen, provimet përfundimtare të Nivelit III do të zhvillohen në periudhën 10-14 qershor, si dhe provimet e maturës do të jenë në datat 8-30 qershor.
Tashmë të gjitha njësitë arsimore vendore kanë marrë udhëzimet përkatëse dhe kanë nisur përgatitjet për çeljen e vitit të ri shkollor. Përgjatë dy javëve të para të muajit shtator do të bëhet e mundur kryerja e regjistrimeve të reja sipas cikleve përkatëse, si dhe pajisja e nxënësve me tekstet mësimore.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar edhe kategoritë e nxënënsve që do të përfitojnë librat falas nga shteti për vitin e ri shkollor.
Kurrikula e re
Për vitin e ri shkollor janë aprovuar edhe tekstet e klasës së katër, nëntë dhe dymbëdhjetë duke mbetur për vitin pasues vetëm tekstet e klasës pestë.
Sipas autoriteteve të MASR, kurrikula e re që synon ndërtimin e kompetencave të komunikimit, logjikës, qytetarisë etj, kishte nevojë për tekste të reja që ndihmonin mësuesit dhe nxënësit për të arritur ato kompetenca. Ndaj morëm tekste nga shtëpi botuese prestigjioze si “Oxford”, “Cembridge” dhe “Pearson”, sidomos për lëndët e shkencave.
“Me cilësinë dhe standardizimin që po realizojmë në arsimin parauniversitar, duke bërë të mundur që fëmijët shqiptarë të mësojnë me tekste si fëmijët në Evropë, teksti i ri i ndërtuar mbi një kurrikul të re dhe i marrë nga “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson”, ka çmim të ndryshëm nga teksti i vjetër i realizuar në Shqipëri por i pakrahasueshëm në cilësi.
Çmimi qëndron i pandryshuar në vitet në vijim dhe ndryshon vetëm sipas indeksimit të normës së inflacionit”, bëjnë me dije burimet zyrtare të MASR.
Pranvera Kola- DITA

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore48 minuta më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix5 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix5 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix5 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet5 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal6 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske6 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore6 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook