Lidhu me ne

Kritike

O ju artistët e byt*ës, për ju lodhet CD-ja

Aurela Gaçe nxehet keq: O ju artistët e byt*ës, për ju lodhet CD-ja
Këngëtarja Aurela Gaçe duket se është irrituar shumë, kur një komentues ka ngritur dyshimet se ajo këndonte me ndihmën e DJ-it që i vendoste CD-të.
E nxitur nga ky koment, Aurela ka disa fjalë për t’u thënë kolegëve të saj që këndojnë me playback.
Pasi sqaron komentuesin se ajo gjithmonë këndon live pasi e konsideron këtë si A-ja dhe ZH-ja e muzikës, këngëtarja kritikon të gjithë ata që i fitojnë paratë pa u lodhur, duke lënë CD-në të bëjë punën që ata duhet të bëjnë kur janë në skenë para punlikut.
 “Në foton e shpërndarë nga unë, ajo me gjuhën jashtë e si me nerva pakëz, ky zotëria donte ta gjente përgjigjen e diçiturës, edhe më bëri çudi sepse mendon se e kam me DJ, se gjasme ai s’ka luajtur këngën e duhur. Në rregull, por se si u ndjeva kur e lexova.. më shpoi sytë… edhe thashë me vete: po ky akoma s’e ka marrë vesh që unë s’kam punë me DJ? Akoma s’e di ky boti, që unë para publikut dal vetëm live?
 Por thashë me vete: S’i vë faj. Ai ka parë aq shumë “hartistë” në këtë vend që janë live në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD- ja. Aq shumë e bëjnë sa tani, këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale. Aq normale sa as nuk u bën përshtypje që këta super emrat tanë, pa pikë turpi thonë në mes të këngës: Hajde hops, e zëri i regjistruar? Marrin edhe njerëz të rrinë në skenë sa për sy e faqe. KA NGA ATA QË FLASIN E BËJNË MORAL PËR ARTIN, POR PARATË NËPËR CLUB- e PREFEROJNË T’I MARRIN PA U DJERSITUR, SE NORMAL LODHET CD- ja. ORE JU ARTISTËT E B.. ËSHTË DETYRË MORE TË JENI LIVE. ËSHTË A- ja dhe ZH- ja. Provojeni bëjeni në atë botën që aq shumë e përmendni, se si i pari publiku do të kërkojë mbrapsht paratë e biletës.”, shkruan këngëtarja Aurela Gaçe, e cila njihet për performancat e saj në skenë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix26 minuta më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar22 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix22 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore23 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix23 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar1 ditë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore1 ditë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal1 ditë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Facebook