Lidhu me ne

Aktualitet

Vrasjet në Shqipëri më shumë se dyfishi i BE-së, ja statistikat e 10 viteve

Vrasjet në vendin tonë në nivele alarmante krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Shifrat e dhjetë viteve të fundit të vrasjeve në Shqipëri dhe trendi negativ që mbetet nga krimet e rënda.
Ndonëse një vend i vogël me 3 milionë banorë, vrasjet në vendin tonë kapin shifra alarmante, ku nga përllogaritjet zyrtare janë sa dyfishi i vendeve të Bashkimit Europian. Të paktën ky trend ka qenë gjatë viteve të fundit, por një lajm i mirë është se për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, vrasjet në vendin tonë janë ulur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eurostat ka marrë në shqyrtim vrasjet e ndodhura në vitin 2015, ku në vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat. Ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit (2015) ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Nga 5.2 milionë vdekje të raportuara në Bashkimin Europian (BE) në vitin 2015, 3 600 (0.7%) ishin për shkak të sulmeve të njerëzve ndaj njëri-tjetrit. Shumica e viktimave ishin burra (64%). Gjatë viteve të fundit ka patur një ulje të vrasjeve, por sërish mbesin gati dyfish më të larta se ato të vendeve të BE-së.

BE dhe ne
Në BE, në terma absolutë, Gjermania kishte numrin më të lartë nga vrasjet (441 vdekje) më 2015 dhe Italia (395) regjistruan vdekjet më të mëdha nga sulmet në vitin 2015. Ata u pasuan nga Franca (340), Rumania (301) dhe Polonia (293). Numri i lartë i vrasjeve në vlera absolute vjen për shkak të popullsisë së madhe të këtyre vendeve. Vrasjet për 100 banorë në këto vende janë më të ulëtat në BE. Vrasjet rezultojnë të jenë të larta për numrin e popullsisë në vendet baltike. Me 5,1 vdekje në 100 000 banorë, Letonia ka regjistruar normën më të lartë të vrasjeve në mesin e shteteve anëtare të BE-së në vitin 2015. Dy shtetet e tjera anëtare të Baltikut, Lituania (4.1 vdekje për shkak të vrasjeve) dhe Estonia (3.6) shkalla relativisht e lartë e vdekjeve për shkak të sulmeve. Në kundërt të shkallës, në vitin 2015, normat më të ulëta të vdekjeve për shkak të vrasjeve u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar (0,1) për 100 mijë banorë, Irlandë, Francë dhe Gjermani (të gjitha 0,5). Në BE-së, norma e vdekjeve nga vrasjet ishte mesatarisht 0.7 për 100 000 banorë në 2015, ndërsa në Shqipëri 1.8. Në vendin tonë nuk ka një kurbë të qartë të vrasjeve, pasi nga viti në vit ka luhatje. Në dhjetë vitet e fundit numri më i lartë i vrasjeve është regjistruar në vitin 2012, me 126 të ekzekutuar. Krimet që jo vetëm i shtohen listës së vrasjeve, por mbesin edhe si problem i madh social janë ato brenda familjes. Në katër vitet e fundit ka një trend në rënie të vrasjeve, por sërish shifrat, krahasuar me vendet e BE-së janë shumë të larta.
Vrasjet në Shqipëri në 10 vitet e fundit
VITI 2008/88 të vrarë
VITI 2009/82 të vrarë
VITI 2010/118 të vrarë
VITI 2011/124 të vrarë
VITI 2012/126 të vrarë
VITI 2013/107 të vrarë
VITI 2014/98 të vrarë
VITI 2015/54 të vrarë
VITI 2016/71 të vrarë
VITI 2017/47 të vrarë
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix5 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix6 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix6 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet6 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal6 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske6 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore6 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook