Lidhu me ne

Aktualitet

Rama nuk e ‘bleu’ dot Metën…

Nga Artur Zheji
Pas idesë së 100 fshatrave turistike, që ngjan më shumë me një slogan të Timonierit të madh, Mao Ce Dunit, KM-ja përpëlitet sepse po rrethohet gjith’ e më shume me një indiferencë vrastare, pikërisht çka ai, urren më shumë.

Dhe me të drejtë, sepse indiferenca është më e trishta e gjërave që na rrethojnë.
E pra KM-ja, që në pak ditë hëngri dy goditje ende të lehta nga SHBA, e para, u nënvizua se, borxhet e shtetit ndaj ish pronarëve, kanë kaluar 50 milionë dollarë nga Gjykata e Strasburgut.
E dyta, erdhi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe evidentimi i korrupsionit të PPP-të më të fundit, që janë borxhe të pastra dhe të reja që do rëndojnë në vite dhe njëkohësisht do të mbushin në vite, xhepat e miqve.
Pastaj erdhën edhe dy “mosdekretime të pabesa”, nga Presidenti Meta, që janë acaruese për KM-në, por dhe që dëshmojnë se ndërmjetësit lajkatarë, që KM-ja dërgon 2 herë në javë te Meta, në vend që të “blejnë” Metën, gjëndjen e tij shpirtërore dhe jo vetëm, janë sjellë vërdallë nga Presidenti, që i ka shndërruar në gaztorë me qetësi dhe pa dashuri.
Atëhere përpëlitja e KM-së, së 100 fshatrave dhe të 100 pushteteve në një dorë të vetme, gjen, në mënyrë iluzore një jastëçkë për të vendosur kokën dhe për të hutuar armiqtë e tij politikë: “Kam gati paktin me Lulëzim Bashën”, është mesazhi i koduar i KM-së.
Në të vërtetë, sa më shumë të humbasë konsensus ndërkombëtar, proces që po ndodh me shpejtësi të paparashikuar, KM-ja ka supernevojë për të gjetur aleatë të tjerë. E pra, ay, hodhi sërish parangallin në drejtim të Lulëzim Bashës, ndaj të cilit, buzëqeshjen e stigmatizuar të vitit 2011, në fushatën elektorale për Tiranën, sot ja urren më shumë se kurrë.
Në të vërtetë, duket se KM-ja, i pangopur me adrenalinë dhe gjëra të tjera shumë më materiale, ëndërron që “viktimat” e tija politike, t’i shndërrojë mundësisht në dashnorë, për të luajtur me ta, valsin politik, të Vdekjes së tyre politike!
Këtë synim ka me Metën dhe me Bashën, duke i qëndruar larg Kryemadhit, të cilën përfundimisht nuk e atrakton dot më.
Basha u përgjëgj vetëtimthi me një “Jo!”, ofertës më të fundit, Meta foli me mosdekretime acaruese, e kështu KM-së, i mbeten 100 fshatrat turistikë në letër dhe oborrtarët që lëvizin andej këtej si miza pa kokë, në kërkim të parasë dhe në dëm të votave të ardhme.
Si “intermezzo”, Basha kridhet në Adriatik, Meta takon vllaznit në Plavë e Guci, ndërsa KM-ja, është me sytë nga Deti, në pritje të mikut Tony Blair, që çdo verë zbarkon në Dhërmi.
“A do të zbarkojë edhe këtë verë Tony?” kjo është çështja, ndonëse e parapriu Jahti i miliarderit rus, që e i orgazmoi trurin KM-së, që ka ngelur kot, pa një Jaht, duke ruajtur veten nga llafet e botës së këtij fshati ku jetojmë.
Në këtë drejtim, Sajmja është krejt i lirë, herë me kuaj, herë më bletë dhe më së shumti me Jaht, nga Mali i Zi, e tutje e tëhu nëpër Mesdhe, ndërsa KM-derëziu, paguan faturat e të gjithëve, tutje tëhu, nga një cep në tjetrin, nëpër fshatin që gjithmonë e më pak e do./360grade.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar4 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix8 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix8 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix8 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet8 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal8 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske9 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore9 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook