Lidhu me ne

Aktualitet

Shifrat: Sa para dërgojnë në atdhe emigrantët shqiptarë në Itali

Shifrat: Sa para dërgojnë në atdhe emigrantët shqiptarë në Itali
Që nga viti 2005 deri në 2017-n, emigrantët që jetojnë në Itali kanë dërguar në shtëpitë e tyre rreth 1.7 miliardë euro, me një mesatare prej rreth 120-130 milionë euro në vit.
Shifra është bërë e ditur nga Il Sole 24 ore në një infografikë të ndërtuar nga të dhënat e Bankës së Italisë.
Viti që ka shënuar rekordin është 2007-a, me mbi 140 milionë euro të dërguara në atdhe nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin përtej detit. Më pas tendenca e tyre ka ardhur në rënie, për të arritur nivelin më të ulët në 2012-n, me nën 120 milionë euro, një tendencë kjo që është konstatuar edhe për emigrantët e shteteve të tjera. Më pas tendenca e tyre ka ardhur në rritje të lehtë, për të rënë sërish në 2016-n dhe për t’u ringjitur lehtë të 2017-n, në rreth 130 milionë euro.
Il Sole shkruan se në përgjithësi, emigrantët që jetojnë në Itali po dërgojnë gjithnjë e më pak para në shtëpitë e tyre.
Fenomeni ka shënuar një rritje konstate nga viti 2005, duke kulmuar në vitin 2011 në kuotën prej 7,3 miliardë eurosh në total, ndërsa më pas në 2012/2013 ka shënuar një rënie (përkatësisht 6,8 e 5,5 miliardë) deri sa arriti në 5 miliardë euro të regjistruara sin ë vitin 2016 ashtu dhe në vitin 2017.
Gjatë periudhës dymbëdhjetëvjeçare të shqyrtuar, rajonet më të prekura nga ky fenomen ato me numrin më të madh të banorëve dhe, pa shumë surpriza, Lazio (18.1 miliardë) dhe Lombardia (16), udhëheqin renditjen në të cilën pasuar nga 10 miliardë nga Toskana (7.9), Emilia Romagna (5.4) dhe Veneto (5.2).
Nga pikëpamja e shpërndarjes sipas provincave (gjithashtu të filtrueshme sipas rajoneve që ndërveprojnë me hartën e Italisë), në top 10 shfaqen zona e Romës (17 miliardë) dhe Milano (9.8), në vend të tretë është Prato (2,7)/ Monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix19 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix19 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix19 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar20 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix20 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix20 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix21 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske21 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix22 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook