Lidhu me ne

Sport

Organizatorja më e dobët e një Botërori, e të gjitha kohërave?

Me ndeshjen e parë Rusi-Arabi Saudite jepet sinjali për fillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit. Shpresat e tifozëve dhe të kryetarit të shtetit, Putin janë të mëdha. Ekziston rreziku që ata të zhgënjehen shumë.
Qëllimi është i qartë. “Ne duhet të jemi organizatorë të fortë të kampionatit”, deklaroi para pak ditësh Stanislaw Tschertschessow, trajneri i kombëtares ruse. “Ne mund të ndeshemi me Gjermaninë vetëm në gjysmëfinale ose finale. Nëse mbërrijmë deri aty unë do të jem njeriu më i lumtur në botë.” Kuptohet, sidoqoftë duhet shumë fantazi që të imagjinosh ekipin rus të Kampionatit Botëror të mbërrijë deri në fazën përfundimtare. Shumë më tepër mund të ndodhë që raundet e para që do jenë me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Uruguajin të kthehen në provë zjarri. Duke pasur parasysh performancat e treguara së fundi janë shtuar zërat që thonë se ekipi mund të quhet ekipi mikpritës më i dobët i gjithë kohërave.
Sa e madhe është distanca deri tek kampionët e botës, ekipi do e shohë në ndeshjen e parë. Rezultati 0:1 në ndeshjen me Argjentinën mezi u arrit në vjeshtë, ndërkohë që në muajin mars në ndeshjen me Brazilin rezultati 0:3 dhe me Francën 1:3 shënoi një humbje të qartë. Gjithsej deri tani janë luajtur pesë ndeshje pa fitore për 54 vjeçarin Tschertschessow dhe Sbornaja-n e tij.
Shumë vende ku Tschertschessow duhet të punojë
Duke patur parasysh problemet në ekipin e tij trajneri nuk është për tu pasur zili. Tre nga më të mirët e tij kanë patur dëmtime të gjurit. Me Georgi Dschikija-n dhe Wiktor Wassin-in mungon e gjithë mbrojtja mesfushore. Në muajin mars sulmusi Alexander Kokorin u lëndua në ndeshjen e Zenit të Sankt Petërsburgut dhe RB Lajpcigut.
Lajme negative ka patur edhe për dy ish lojtarë profesionistë të bundesligës: Në vend që të kontribuonin për sportin në ekipin rus Roman Neustädter dhe Konstantin Rausch u kapën pas një thashethemi të gazetave braziliane pasi kishin qenë në disko dhe u dënuan nga Liga. Të dy profesionistët të lindur në Bashkimin Sovjetik që erdhën në Gjermani si imigrantë gjermanorusë, kanë marrë nënshtetësinë ruse dhe lejohen kështu të luajnë për Sbornaja-n.
Në përgjithësi ekipit të Tschertschessow-it i mungon talenti. Asnjë lojtar i kombëtares ruse nuk ka qenë aktiv në ndonjë klub evropian. Skuadra është vjetërsuar, të rinjtë e talentuar që t`i zëvendësojnë mungojnë. Kërkimi i talenteve dhe nxitja e tyre është duke i përgatitur për më vonë. Përveç kësaj mungesa e talenteve është edhe pasojë e skemës legjionare në Ligën ruse të futbollit. Pesë lojtarë rusë për çdo ekip është ligji, pra nuk duhet t`i ekspozohen luftës së konkurencës. Një ndryshim i kësaj do bëhet pas kampionatit botëror.
Po të hedhësh sytë në histori e kupton
Tschertschessow, ish portjer në ekipin Dynamo të Drezdenit, e morri postin e tij pas rezultateve zhgënjyese në EURO 2016 në Francë. Ekipi rus mbeti i fundit në grup në raundin e parafundit. Një fat që kombëtarja ruse e ka pasur deri tani në gjithë pjesëmarrjet në Kampionat Botëror më 1994, 2002 dhe 2014. E vetmja surprizë pozitive ka qenë vendi i katërt në EURO 2008. Pararendësi, kombëtarja e Bashkimit Sovjetik ka pas festuar suksese të mëdha. 1960 ekipi sovjetik morri titullin kampion në Kampionatin Evropian, gjashtë vjet më vonë vendin e katërt në Kampionatin Botëror 1966 në Angli. Më 1988 humbi lojën finale me Hollandën në Kampionatin Evopian.
Duke pasur parasysh situatën e vështirë Tschertschessow përpiqet të ketë vetëm një taktikë, që atij vetë nuk i pëlqen shumë. Faktikisht ai është një idhtar i lojrave ofensive dhe shumë herë ka bërë që ekipi i tij të bëhet aktiv me tre sulmuesa. Pas humbjes së fundit me Francën ai tha: “Në lojën me Brazilin ne luajtëm në mënyrë ofensive në gjysmën e dytë- dhe bëmë tre gola. Kësaj here luajtëm në mënyrë ofensive që në fillim dhe tre gola i bënë kundërshtarët. Kjo tregon që ne kemi probleme nëse luajmë në mënyrë ofensive kundër lojtarëve të tillë.” Ai do që të forcojë vetëm mbrojtjen për lojrat në Kampionatin Botëror.
Do mjaftojë kjo që ta mbajë postin? Që prej vitit 1992 ka patur gjithsej nëntë lojtarë prej të cilëve asnjë përveç Oleg Romanzew-it nuk ka qendruar më shumë se dy vjet në post. Po të skualifikohet ekipi rus që në lojrat e para, kjo nuk do ishte surprizë. Nuk do ishte po ashtu as premierë. Më 2010 organizatori i Kampionatit Botëror, Afrika Jugore u skualfiikua me tre ndeshjet e para. / Deutsche Welle
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 minuta më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar37 minuta më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix47 minuta më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix49 minuta më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar52 minuta më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar58 minuta më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar1 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar2 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore2 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Radar1 ditë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Facebook