Nga ROLAND QAFOKU
Kuptimi që kishin dikur dhe përse nuk janë më pjesë e fjalorit
Nëse një të riu sot, do ta uronim me fjalët “t’u bëftë gjak e dhjamë”, do kuptojë se po i urojmë më të keqen e mundshme. Kjo frazë e dalë nga zhargoni i vjetër, sot e përkthejmë fjalë për fjalë: t’u bëftë kolesterol. Nëse një të riu do t’i thoshim se, x person të merr gjak në vetull, natyrisht ose do ta marrë atë për kanibal ose ne pëlqejmë kanibalët. Dikur, kjo fjalë kishte kuptimin e zotësisë, trimërisë dhe që arrinte gjithçka. Por sot, kjo fjalë është zhdukur nga fjalori dhe ke shumë pak shanse ta dëgjosh. Pas rrëzimit të komunizmit, janë me dhjetëra e qindra fraza që nuk përdoren më. Ato kanë mbetur fosile të atij regjimi që shoqëria jonë u mësua t’i përdorë në komunikim. Por në rrethanat e sotme, nuk kanë vlerë. Ja shprehjet më tipike, të cilat nga viti 1990 e deri më sot, ose janë rralluar në përdorim ,ose nuk përdoren fare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu