Lidhu me ne

Aktualitet

Tirana, “kryeqyteti” i gjobave!

Tirana, “kryeqyteti” i gjobave!Tirana mban vendin e parë për gjobitjen e shoferëve, pasi në të regjistrohet fluksi më i madh i qarkullimit të automjeteve.
Policia rrugore ka llogaritur se mesatarisht çdo ditë në Tiranë qarkullojnë 200 mijë automjete, ku përfshihen edhe makinat rezidente.
Në kryeqytet vendosen çdo ditë 500-600 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor. Shkelja më e shpeshtë e shoferëve është; ajo e qëndrimit të gabuar, për të cilën gjobiten çdo ditë nga 150 deri në 170 qytetarë, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit dhe alkooli.
Të dhënat zyrtare për vitin e kaluar tregojnë se 103 mijë qytetarë u gjobitën për parkim të gabuar, duke dërguar në arkat e shtetit një shumë prej 117 milionë lekë. Në vend të dytë për shkelje janë shoferët që përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit. Për këtë shkelje janë gjobitur 70.236 qytetarë, që i kanë dhënë shtetit 75 milionë lekë dhe në vend të tretë janë shoferët që parakalojnë në mënyrë të gabuar. Këto të fundit rezultojnë të jenë 217 shoferë, të cilët kanë nxjerrë nga xhepat e tyre në total më shumë se 83 milionë lekë.
Nuk ngelen pas edhe shkelja e mbishpejtësisë dhe mosrespektimi i semaforit. Në disa raste, qytetarët gjobiten edhe me pa të drejtë dhe ka nga ata që e çojnë çështjen në gjykatë.
“Ata justifikohen në gjykatë, disa thonë nuk e kam kryer shkeljen, disa më ka inat policia, por ajo që vë re unë është se nuk ka më padi sa në 2014-n, ka më pak. Ka nga ata që vijnë në gjykatë dhe thonë më kthe patentën se humbas vendin e punës”, tregon juristja e Policisë së Tiranës, Entela Selmanaj për Top Channel.
Megjithatë, masa administrative më e prekshmja është ajo e arrestimit të shoferëve që mbajnë timonin në gjendje të dehur. Vitin e kaluar u arrestuan 1003 shoferë të dehur, të cilët kanë rrezikuar përveç patentës, edhe lirinë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar5 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix9 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix9 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix9 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet9 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal9 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske9 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore9 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook