Lidhu me ne

Radar

10 kuriozitete mbi Sylvester Stallonen

Filmi “Rocky” mbush 40 vjeç: 10 kuriozitete mbi Sylvester Stallonen
Ishte një moment në të cilin kinemaja veshi dorezat e boksit.

Dhe e bëri për shkak të filmit Rocky.

U xhirua në 28 ditë me një buxhet me më pak se 1 milion dollarë, por u bë një sukses planetar dhe Sylvester Stallone, skenarist dhe aktori protagonist, u bë yll botëror gjatë një nate.

Në total Rocky mblodhi 225 milionë dollarë dhe i dha jetë pesë serive: Rocky II, Rocky III, Rocky IV, Rocky V, Rocky Balboa dhe një film tjetër “I lindur për të luftuar”, i realizuar në 2015.

b6lpo5diuaahujb

Titulli i parë historik i filmit ka fituar tre çmime Oscar, midis të cilëve për filmin dhe regjisorin më të mirë. Falë Rocky, Stallone u bë i treti në historinë e kinemasë, pas Charlie Chaplin dhe Orson Welles, që mori nominimin e Oscar-it edhe si aktor dhe skenarist për të njëjtin film.

Në 1998 American Film Institute e futi filmin me regjisor John G. Avildsen, në klasifikimin e 100 filmave më të mirë amerikanë të të gjithë kohërave.

Në 2006 u zgjodh gjithashtu për t’u ruajtur në National Film Registry të Bibliotekës së Kongresit.

 

10 kuriozitete për Sylvester Stallonen
1. Buza pak e varur e tij është pasojë e forcepsit të përdorur që në lindje, i cili ka dëmtuar një nerv te caktuar. Por ky incident, me sa duke ka qenë më shumë një bekim se sa një mallkim për aktorin italo-amerikan, pasi ky element e ka bërë atë edhe më të përshtatshëm për rolet e tij.
2. Edhe nëna e tij ka qenë gjithashtu wrestler.
3. Stallone fillimisht ka punuar në sallonin e bukurisë, pronë e familjes. Një gabim i tij që në ditën e parë të punës aty, ishte një moment kthese, pasi pas kësaj atë e larguan që aty. Një gjë me fat, pasi kinematografisë do t’i kishte munguar kështu një prej figurave më të mëdha.
4. Në fëmijërinë e tij ka qenë viktimë e bulizmit.
5. Në fëmijërinë e tij ai ka qenë një person me ADHD, attention-deficit/hyperactivity disorder. Sipas nënës se tij, në vegjëli, ajo mendonte se më shumë gjasa, djali i saj do të kishte një jetë te vështirë për shkak të sjelljes se tij, dhe se një pjesë të saj do ta kalonte nëpër burgje.
6. Përpara se ai te luante rolin e Rocky-t, dy aktore te tjerë kane qene te përzgjedhurit e kompanisë se prodhimit. Është fjala për Robert Redford dhe Burt Reynolds. Megjithatë, insistimi i Stallone-s për këtë rol, qëlloi shume më me fat për te dhe shtëpinë prodhuese.
7. Thuhet se Stallone ka pasur edhe disa ide te tjera për vazhdimësinë e sagës Rocky. Sipas tyre, ne serine e peste, ai ka dashur ta mbylle atë duke inskenuar vdekjen e tij, por qe duket se ky mendim për fatin e mire, nuk gjeti zhvillim.
8. Ai është një person qe nuk pëlqen armët. Sipas Asawin Suebsaeng ne The Daily Beast, ai është personi me anti arme ne Hollywood.
9. Edhe pse perceptimi i përgjithshëm se Stallone është vetëm një aktor, e vërteta është ndryshe. Ai është njëkohësisht edhe një shkrimtar, por dhe regjisor i mire. Te gjitha këto kane bere qe pasuria e tij te llogaritet ne rreth 400 milion dollarë.
10. Pas një incidenti ne Twitter mes tij dhe aktorit Bruce Willis, Stallone, duke nënkuptuar se kish bere një gabim, mendoi të mbyllë për një farë kohe llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix21 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore22 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix22 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar24 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore24 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal1 ditë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar1 ditë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook