Lidhu me ne

Radar

10 aksidentet më të shtrenjta të historisë

10 aksidentet më të shtrenjta të historisë
Aksidentet gjithmonë shkaktojnë dëme, shpeshherë edhe të pariparueshme. Por, ka edhe aksidente, të cilat kanë qenë mjaft tragjike dhe kanë shkaktuar shumë humbje. Lista më poshtë ju njeh me 10 aksidentet më të shtrenjta të historisë.
 
10- Titaniku
titanic-sinking
Mbytja e Titanikut është ndoshta aksidenti më i famshëm në botë. Më 15 prill 1912, Titaniku u mbyt dhe u konsideronte që të ishte anija më luksoze e ndërtuar ndonjëherë. Mbi 1500 persona humbën jetën kur anija shkoi përballë një ajsbergu dhe u zhyt në ujëra të akullta. Çmimi i anijes ishte 7 milionë dollarë për t’u ndërtuar (150 milionë dollarë me paratë e sotme).
9- Autobot kundër një ure
9
Më 26 gusht 2004, një makinë u përplas me një autobot (kamion që përmban lëngje, në këtë rast naftë). Kamioni mbante 32.000 litra karburant dhe po udhëtonte në urën “Wiehltal Bridge” në Gjermani. Autoboti u përplas me hekurin anësor të urës dhe ra 90 këmbë nga autostrada A4, duke përfunduar kështu në një shpërthim dhe flakë që prishen aftësinë e urës për të mbajtur pesha të rënda. Rregullime të menjëhershme kushtuan 40 milionë dollarë, ndërsa më pas për të zëvendësuar urën supozohet të jenë shpenzuar rreth 358 milionë dollarë.
8- Treni MetroLink
chatsworth-train-collision
Më 12 shtator 2008 ndodhi një nga përplasjet e trenave më të mëdha në historinë e Kalifornisë, 25 njerëz vdiqën kur një tren “Metrolink” u përplas ballë për ballë me një tren mallrash “Union Pacific” në Los Angeles. Mendohet se treni Metrolink mund të ketë vazhduar të eci me semafor të kuq, ndërkohë që shoferi ishte i zënë duke shkruar mesazh në telefon. Padia kundër kompanisë Metrolink supozohet të kenë kushtuar rreth 500 milionë dollarë në krah të kompanisë.
7- Bombarduesi B-2 Spirit
b-2-bomber-crash
Ky është aksidenti i parë që i kalon shpenzimet prej 1 miliard dollarë dhe jemi vetëm në vendin e shtatë. Ky bombardues B-2 spirit u rrëzua shumë pak nga nisja nga një bazë në Guam, më 23 shkurt 2008. Investigatorët ja vunë fajin informacionit të ndryshuar në kompjuterët e kontrollit të fluturimit për shkak të lagështirës në sistem. Kjo përfundoi në një ngritje të menjëhershme të avionit, e cila shkaktoi një humbje kontrolli nga ana e pilotit dhe në fund përplasjen. Ky avion është 1 nga 25 të tillë të ndërtuar ndonjëherë dhe është aksidenti më i shtrenjtë në historinë e aviacionit. Të dy pilotët ishin në gjendje të dilnin përpara se avioni të binte.
6- Exxon Valde
6
Dalja e naftës në Exxon Valdez nuk qe e madhe, duke konsideruar më të mëdhatë në botë, por ishte shumë e shtrenjtë për shkak të vendndodhjes shumë të vështirë dhe të largët të Prince William Sound (ku mund të shkohet vetëm me helikopter ose varkë). Më 24 mars 1989, 10,8 milionë litra naftë doli nga anija kur kapiteni anijes iku nga kontrolli, dhe anija u përplas me një njësi korali. Pastrimi i kushtoi Exxon 2.5 miliardë dollarë.
5- Platforma Naftës Piper Alpha
piper-alpha-explodes
Në një kohë Piper Alpha ishte prodhuesi i naftës i vetëm më i madh në botë, duke prodhuar 317 mijë fuçi nafte në ditë. Më 6 korrik 1988, si pjesë e mirëmbajtjes të përhershme, teknikët hoqën dhe verifikuan funksionimin e saktë të valvulave të siguresës, të cilat ishin të nevojshme për të parandaluar formimin e gazrave të lëngshëm. Ishin 100 valvula të njëjta, të cilat u verifikuan. Fatkeqësisht, teknikët bën një gabim dhe harruan të zëvendësojnë njërën prej tyre. Në orën 10 të darkës, një teknik shtypi një buton Start për pompat e gazit të lëngshëm dhe kështu filloi aksidenti më i madh ndodhur në një platformë nafte. Brenda 2 orësh, platforma e gjatë 300 këmbë u mbush me flakë. Pas një kohe të shkurtër, ajo ra duke vrarë 167 punëtorë dhe 3.4 miliardë dollarë dëme.
 
4- Shpërthimi i anijes kozmike “Challenger”
challenger-explosion
Anija kozmike “Challenger” u prish 73 sekonda pas nisjes, më 28 janar 1986. Ajo harroi të mbyllte një nga lidhjet, duke lejuar gaz nën presion të dilte jashtë anijes. Kjo shkaktoi që depozita e jashtme të hidhte mbushjen me hidrogjen të lëngshëm, duke shkaktuar një shpërthim të madh. Çmimi për të zëvendësuar anijen kozmike “Space Shuttle” ishte 2 miliardë dollarë në 1986 (4.5 miliardë dollarë me paratë e sotme). 1 miliard dollarë me dollarët e sotëm u shpenzuan për të gjetur dhe korrigjuar gabimin.
3- Naftëmbajtësja “Prestige”
prestige-oil-spill
Më 13 nëntor 2002, naftëmbajtësja “Prestige” po mbante 77.000 tonë naftë të rëndë kur një nga 12 depozitat e saj u dëmtua gjatë një furtune në Galicia, Spanjë. Nga frika se anija do të mbytej, kapiteni kërkoi për ndihmë skuadrën e shpëtimit spanjoll, duke menduar që do ta merrnin anijen në port. Por, presioni nga autoritetet vendase detyruan kapitenin të largohej nga bregu. Kapiteni u mundua të kërkonte ndihmë nga autoritetet franceze dhe ato portugeze, por dhe ato e detyruan të largohen nga brigjet e tyre. Për shkak të furtunës, anija nuk mund të qëndronte më dhe u nda në gjysmë, duke lëshuar në det më shumë se 20 milionë litra nafte. Çmimi i pastrimit total shkoi në 12 miliardë dollarë.
2- Anija kozmike “Columbia”
SPACE SHUTTLE SERIES
Anija kozmike “Columbia” ishte e para anije e vlefshme në grupin e anijeve të NASA. Ajo u prish gjatë hyrjes në Teksas, më 1 shkurt 2003, pasi një vrimë ishte formuar në një nga krahët gjatë nisjes 16 ditë përpara. Në fund çmimi total i aksidentit (pa përfshirë zëvendësimin e anijes) arriti në 2.13 miliardë dollarë.
1- Tragjedia e Çernobilit
chernobyl
Më 26 prill 1986, bota pa aksidentin më të kushtueshëm të historisë. Tragjedia e Çernobilit është quajtur katastrofa më e madhe social-ekonomike në histori. 50% e sipërfaqes së Ukrainës është në një far mënyrë e pabanueshme. Mbi 200,000 persona u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre dhe të gjenin të tjera, ndërkohë 1.7 milionë veta u prekën direkt nga fatkeqësia. Numri i vdekjeve i lidhur me këtë tragjedi, përfshirë njerëzit e vdekur me kancer disa vjet më vonë, arrin 125000 persona. Çmimi total për pastrim, dhe kompensimi i viktimave është llogaritur të jetë 200 miliardë dollarë. Çmimi i një mburoje prej çeliku për centralin bërthamor të Çernobilit kushton 2 miliardë dollarë. Faji për aksidentin iu dha punëtorëve të centralit, të cilët vepruan kundër procedurave të centralit dhe ishin injorant ndaj kërkesave të sigurisë të nevojshme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix17 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore17 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix18 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix21 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar21 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix21 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix21 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar21 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar21 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Facebook