Dream Jet është një avion privat, i cili duket njësoj si suita e një hoteli me 5 yje. Ai ka një dhomë të madhe gjumi, banjo, dhomë ngrënie, zyrë madje edhe një kinema.
Sipas BAVIATION, Dream Jet ka një kosto prej 324 milion dollarësh, përfshin një kabinë 604 metër katror, me një hapësirë të veçantë pushimi për ekipin e shërbimit në avion.
Ai është dizenjuar nga “Kestrel” në bashkëpunim me specialistët e projektimit të jahteve dhe avionëve “Pierrejean Design”.
Dream Jet ka një gamë fluturimi 16,000 km, mund të fluturojë pa ndalim për 17.5 orë dhe ka specifika të tjera, të cilat zvogëlojnë në mënyrë të konsiderueshme efektet e turbulencave.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu