UKT bën apel: Uji që tregtohet përmes boteve, jo i sigurtë!
UKT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur një aksion kontrollesh mbi botet e ujit që qarkullojnë në Tiranë.
Pas vëzhgimeve në zonën e Lanabregasit, u zbuluan vendet ekzakte ku ndodh procesi i mbushjes së tyre.
Në mënyrë të paligjshme këta tregtues ndërhyjnë në linja kryesore të transmetimit të ujit.
Përmes këtyre linjave uji drejtohet për në depot e ujësjellësit të Tiranës për tu trajtuar sipas të gjitha parametrave dhe specifikave të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.379 dt.25.05.2016.
Pra, uji i vjedhur duke dëmtuar këto linja, është ende i patrajtuar.
Për më tepër kushtet higjenike të këtyre auto-boteve nuk kontrollohen nga asnjë institucion i specializuar për këtë proçes, duke qënë se asnjë subject privat nuk ka license për të shitur ujë me shumicë në treg.
Gjatë aksionit, i cili vijon 24 orë pa ndalesë, janë konstatuar 2 pika mbushje përgjatë tubacionit kryesor, pozicionuar thellë në pyll, si dhe janë shoqëruar 5 drejtues auto-botesh, të cilët nuk ishin të pajisur me leje dhe licenca për tregtim uji me shumicë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu