Lidhu me ne

Kryesore

‘France 24’, Rama: Në Shqipëri është e modës të kërkohet dorëheqja

‘France 24’, Rama: Në Shqipëri është e modës të kërkohet dorëheqjaKryeministri Edi Rama tha gjatë intervistës së tij për ‘France 24’ se në Shqipëri është e modës të kërkohet dorëheqja e kryeministrit.
Gazetarja e pyeti nëse Rama po mendonte të jepte dorëheqjen, duke u bazuar dhe tek protesta e ndodhur më 26 maj, por ai iu përgjigj duke i thënë se “Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha”.
Rama u shpreh se vendi në udhëheqjen e qeverisë aktuale ka patur rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe për këtë arsye, KE-ja rekomandoi hapjen e negociatave.
I pyetur për rezultatet konkrete në luftën kundër drogës, Rama tha:
“Kemi shumë rezultate që janë themelore. KE nuk do të bënte rekomandimin pa kushte të hapjes së negociatave në të kundërt. Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë. Nuk jemi duke trokitur në dyert e BE-së për t’u bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave. Kjo është një punë në vazhdim.”
Gazetarja ka thënë se ndihet një lloj kriticizmi në Europë lidhur me hapjen e negociatave, dhe Rama e ka pohuar se ekziston diçka e tillë.
“Po, vjen nga brenda BE-së. Ka shumë arsye dhe një prej tyre është më themelorja. Sot Europa po jeton një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën. Unë isha ministër kulture kur patëm një luftë të tmerrshme, kur u detyruan që 600 mijë shqiptarë të Kosovës të vijnë në Shqipëri.”
I pyetur nëse ka patur përshtypje se në Samitin e Ballkanit dyert e BE-së u hapën për Shqipërinë, kreu i qeverisë tha:
“Nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për të shkuar drejt thellimit të Unionit përpara se të zgjerohet. Si dhe një thellim të reformave përpara se të bëhemi anëtarë.”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix17 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore18 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix18 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar20 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore20 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal20 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix21 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar22 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook