Lidhu me ne

Aktualitet

Analiza/ Panucci po ndërton, apo po shkatërron atë që ndërtoi De Biasi

Humbja 3-0 e Shqipërisë përballë Kosovës ka shkaktuar menjëherë një lumë kritikash ndaj kombëtares kuq’ezi. Në fokus të kritikave është vënë trajneri Cristian Panucci për mënyrën se si e kishte përgatitur ekipin, si e rreshtoi atë në fushë dhe për zgjedhjen e lojatëve për këtë përballje. Kritikat janë edhe për mënyrën se si skuadra u paraqit në fushë.
Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi u shpreh në studion e Supersport se kjo ndeshje ishte një leksion i mirë për Shqipërinë dhe trajnerin e saj.
“Na dhanë një mësim të mirë. Shumë të mirë. Jemi shumë larg në ndërtimin e lojës. Bëj krahasimin me Kosovën. Një trajner që sapo ka ardhur te kjo skuadër që kishte ndërtuar një ekip të konsoliduar. Loja e tyre ishte shumë e mirë. Duhet ta pranojmë” – tha Hafizi.
Më i ashpër është gazetari Dritan Shakohoxha që pasi komplimenton Kosovën nuk i kursen kritikat për trajnerin shqiptar.
“Kosova komplimente. Është e treta fitore radhazi për këtë trajner. Sa i takon trajnerit të Shqipërisë nuk e di nëse po ndërton një skuadër të re apo po shkatërron atë që kishte ndërtuar De Biasi.
Ishte loja më katastrofike që kemi parë në ndeshjet e fundit. Vuri një rekord për Shqipërinë që goditjen e parë në portë e realizim në minutën e 81-të. Trajneri improvizoi me Shqipërinë, por dështoi” – tha Shakohoxha.
Arian Peço, trajner i ekipit të të rinjve të Bazelit në Zvicër ishte gjithashtu kritik ndaj kombëtares shqiptare.
“Shqipëria çaloi në qarkullimin e topit. Skema 4-4-2 nuk funksionoi në asnjë moment. Ose lojtarët nuk kanë nivel për të luajtur në kombëtare, ose sot ishte një ditë e zezë. Halimi dhe Zeneli bënë diferencën. Unë nuk e kuptoj si ekipi shqiptar lëshoi nga duart një lojtar si Rashica. Flasim për rinovim, por rinovim pa kriter është e çuditshme.
De Biasi kishte një filozofi loje. Ai ishte i kujdesshëm dhe i mëshonte qarkullimit të topit. Kemi bërë lojëra të mira me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën” – tha Peço.
Ndërsa Besnik Kollari, gazetar i sportit në Prishtinë shprehet i habitur për këtë rezultat. Në një lidhje me Supersport pas ndeshjes, ai tha se Kosova tregoi se di të funksionojë si një skuadër.
“Nuk e prisja këtë rezultat. Prisja që Kosova të kishte një paraqitje më të mirë se ndeshjet e fundit, por jo këtë rezultat. Pati një ritëm shumë të mirë. Mendoj që Kosova është në një rrugë të mirë. Ka dëshirë dhe vullnet për të ecur edhe në Ligën e Kombeve. Sa i përket Shqipërisë, ka probleme. Shumica e futbollistëve të Shqipërisë nuk treguan dëshirë. Shqipëria ka një nivel më të lartë, pavarësisht se sot nuk e tregoi” – tha Kollari
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar5 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix9 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix9 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix9 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet9 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal9 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske10 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore10 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook