Lidhu me ne

Kryesore

Siguracioni i makinave, tarifat e reja dhe penalizimet

Siguracioni i makinave, tarifat e reja dhe penalizimet
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i ka propozuar qeverisë hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje për pagesat e siguracionit të makinave.
Marrëveshja synon që drejtuesit e makinave që kanë paguar taksat vjetore, por qarkullojnë pa siguracion, të mos iu lejohet t’i paguajnë detyrimet e taksave nëse nuk kanë paguar siguracionin e detyrueshëm të mjetit.
Nga ana tjetër, ky propozim synon të zgjidhë problemin e makinave që qarkullojnë pa siguracion, ndërsa drejtuesit kanë paguar vetëm taksën vjetore të qarkullimit.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, janë evidentuar 16 mijë makina që qarkullojnë pa siguracion, ndërkohë që drejtuesit e këtyre mjeteve kanë paguar taksat vjetore.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kërkon që në pagimin e taksave te Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, drejtuesit e këtyre mjeteve t’ju vendoset kusht prerja e siguracionit para se të paguajnë taksën e qarkullimit.
Aktualisht, pagesat e siguracionit kërkohen vetëm gjatë kontrollit teknik të mjeteve, ndërsa kur paguhen taksat vjetore nuk kërkohet kryerja e pagesës për siguracionin. Marrëveshja synon që të kthehet në detyruese edhe kontrolli për pagesën e siguracionit, në momentin që pronari i makinës paguan taksat vjetore të qarkullimit.
TARIFAT E REJA PËR SIGURACIONIN
Edhe tarifat e siguracionit të makinave pritet të ndryshojnë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përfundoi hartimin e draftit të ri për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike. Në draftin e ri parashikohet edhe zbatimi i sistemit bonusmalus për siguracionin e makinave, përcjellë Panorama.
AMF ka gati edhe infrastrukturën teknologjike për zbatimin e këtij sistemi, i cili parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Për çdo kategori është vendosur edhe një koeficient. Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla.
Në varësi të historikut të aksidenteve të çdo shoferi do të ndryshojë edhe çmimi i siguracionit. Gazeta boton tabelën e koeficienteve sipas çdo klase. Referuar tabelës, për klasën e parë, koeficienti është 0.5, ndërsa për klasën e 18 shkon në 2. Sipas këtij sistemi parashikohet që të gjithë shoferët, si dhe drejtuesit e rinj, pas hyrjes në fuqi të ligjit, të regjistrohen në klasën e 13-të, ose siç njihet ndryshe, klasa hyrëse, e cila do të aplikohet mbi primin e rrezikut me koeficient me vlerë të barabartë me 1.
Për klasat nga 1 në 12, koeficienti do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18 do të rritet. Në draft janë parashikuar edhe si do bëhet zhvendosja e shoferëve nga një klasë në tjetrën. Ulja e klasës së riskut me një klasë në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë aksident gjatë vitit të kontratës, ku përfiton ulje të çmimit. Në rast se shoferi shkakton një aksident gjatë një viti, do të rritet në dy klasë.
Nëse shkakton dy, tre apo dhe katër aksidente gjatë vitit, do të rritet me pesë klasë të riskut. Rritja e klasës në bazë të aksidenteve do të thotë rritje të koeficienteve për llogaritjen e siguracionit, çka sjell automatikisht që ata që kryejnë aksidente, do të paguajnë çmime më të larta se të tjerët.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar2 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore2 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore3 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar3 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook