Lidhu me ne

Kryesore

Nga 1 qershori tarifat e reja gjyqësore, rritje 40%

Nga 1 qershori hyjnë në fuqi tarifat e reja gjyqësore, të cilat reflektojnë një rritje prej 40 përqindësh për hapjen e padive nga qytetarët. Në një intervistë për Tema TV, kreu Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj thotë se pagesat  e larta procedurale do të “frenojnë” qytetarët, për t’iu drejtuar dyerve të gjykatave.
“Duket sikur ka rëndesë në xhepat e qytetarit, i cili përdor të drejtën e aksesit për t’iu drejtuar gjykatës në çështjet civile apo penale. Kemi një rritje të të gjitha tarifave me 30-40%. Por mendoj se para se të ngrejë një padi apo t’i drejtohet një gjykate më të lartë, duhet të mendohet edhe për shpenzimet procedurale, sepse deri tani me çmimet e ulëta që kanë qenë nuk mbuloheshin shpenzimet procedurale.
Ndryshimet e reja kushtetuese dhe ato në Kodin e Procedurës Penale sjellin automatikisht edhe një zbritje të çështjeve, prandaj është vënë ky kufizim, duke rritur shpenzimet procedurale, por edhe duke zbutur edhe rënien graduale të dosjeve. Aktualisht në ligjin e ri të procedurës penale, shumë çështje penale do të kalojnë në dhomë këshillimi, nuk do të kalojnë në seancë gjyqësore më. Pra në dhomën e këshillimit do të vendoset pranimi ose mospranimi i tyre”, thotë ai.
Vishaj e pranon se jo të gjithë qytetarët kanë mundësi të vazhdojnë gjyqet me këto kosto, prandaj sugjeron një zgjidhje për qytetarët, ndërmjetësimin dhe pajtimin pa shkuar në gjykatë.
“Problemin më të madh unë nuk e shikoj te çështjet civile, unë e shikoj te çështjet penale, te e drejta për t’iu drejtuar me ankim një vendimi të gjykatës së shkallës së parë p.sh. një i paraburgosur i cili nuk ka mundësi për shkak të izolimit të tij. Atëherë, si mund të paguhet një ankim në shumën 20 mijë ose 30 mijë lekë?
Për çdo konflikt që lind në Shqipëri, ne menjëherë i drejtohemi gjykatës. Në të gjithë botën, para se të zgjidhësh një konflikt civil ose kundravajtje penale, mund të hyjë në zbatim ligji për ndërmjetësimin. Duhet të shkosh te ndërmjetësi, përpara se të shkosh te gjykatësi. Prandaj rritja e tarifave do të sjellë uljen e numrit të padive civile dhe të ankimeve të bëra formalisht”, përfundon Vishaj.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet2 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar2 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar2 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore2 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore3 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar3 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook