Lidhu me ne

Aktualitet

Italia zhytet në kaos politik

Italia zhytet në kaos politik pas refuzimit nga presidenti Matarela për të dekretuar emrin e propozuar për ministër Financash. Pas këtyre zhvillimeve presidenti thirri në pallatin presidencial, Carlo Kotarelin, një ish-zyrtar i rangut të lartë të FMN.
Kjo lëvizje shihet si një manovër për t’ia besuar atij formimin e një qeverie  teknokratësh, në një kohë kur situata politike në Itali është veçanërisht e brishtë.
64-vjeçari Kotareli, i cili ka punuar në FMN nga viti 2008 deri në vitin 2013, njihet si “kursimtari” për shkak të shkurtimeve që ai ka bërë në shpenzimet publike në Itali. Presidenti Matarela, në një fjalim televiziv drejtuar popullit të dielën, këmbënguli se qëndrimi i Italisë në zonën e euro është një çështje themelore për vendin.
Ai tha se bëri gjithçka që mundej për të lehtësuar formimin e një qeverie dhe se askush nuk mund ta akuzojnë se bllokoi procesin. Nga ana tjetër, Luigi Di Maio i “Pesë Yjeve” e quajti të papranueshëm refuzimin e Matarelës për ministrin e ri të Financave.
“Cili është kuptimi  i votimeve nëse për qeverinë vendosin agjencitë e vlerësimit? Ky është një konflikt i paprecedent institucional. Dhe çështja është se nëse ri-votojmë, marrim 80% dhe nëse ne propozojmë përsëri Savonën, ata do të na thonë përsëri jo. Italia ka një problem të madh, Republika jonë nuk është e lirë, “tha kreu i Pesë Yjeve, në një mesazh në internet.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske11 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore12 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook