Lidhu me ne

Kryesore

Alarmi i studiuesit: Ç’punë ka presidenti i Turqisë të ndërtojë xhami në Shqipëri

Studiuesi dhe intelektuali Piro Misha, ka folur në emisionin KAPITAL në Vizion Plus në lidhje me rrezikun e politizimit të fesë në Shqipëri dhe ndikimin rus.
Ndër të tjera ai u shpreh: “Në Shqipëri flitet shumë për përpjekje të Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj këtu te ne, por mendoj se nuk ka ndonje rrezik të madh, kjo për shkak të arsyeve historike, për shkak të raporteve që kemi pasur historikisht me Rusinë, për shkak të një dyshimi që shqiptarët kanë ndaj Rusisë. Nuk mendoj se duhet ta ekzagjerojmë. Ne jemi pjese e bllokut perendimor, jemi vend anëtar në NATO”.
“Ajo që quhet propaganda ruse, përmes rrjeteve sociale, përmes fake neës, ndihet edhe te ne. Por jo ne kuptim te ndikimit te drejtperdrejte politik, kjo do te ishte e ekzagjeruar te diskutohej. Por ama permes minimit te besimit te publikut te sistemi perendimor, te demokracia liberale, te vlerat qe perfaqson perendimi”, ka shtuar më tej Misha.
I pyetur më tej se ku e shohim këtë, ai është përgjigjur, “Shpesh edhe ne televizionet serioze shohim lajme me reference nga Russia Today apo Sputnik te transmetuara pa filter. Nuk mendoj se Rusida duhet te injorohet, Rusia eshte nje vend i madh, ka nje trashegimi kulturore, historike. Por Shqiperia sot eshte pjese e nje blloku qe eshte kundershtar me Rusine. Kur flitet per rrezikun rus, nuk eshte fjala per rrezikun klasik te pushtimit, por per minimin e projektit politik qe eshte integrimi ne BE.”
Sa i përket rolit të Turqisë në Shqipëri dhe nëse duhet të shqetësohemi për këtë fakt, studiuesi Misha është shprehur, “Në këtë shtrirje me duken marrezira thirrjet per te frenuar investimet turke. Por nga ana tjeter kemi realisht nje problem. Sepse prej vitesh Turqia po perpiqet qe te konkuroje me projektin europian ne rajonin tone. Neqoftese Shqiperia ka nje projekt europian dhe nje shtet tjeter perpiqet ta sabotoje kete projekt, atehere te pakten duhet te jemi te vetedijshem per kete realitet.”
Sipas z. Misha ka dy instrumenta problematike te cilet i përdor aktualisht qeveria turke. Se pari, Turqia po perdor politizimin e fese islame. Kjo kuptohet po te shikosh gjuhen qe perdor presidenti Erdogan. Ky politizim i fese ne Shqiperi mund te kishte pasoja katastrofale.
“Do ishte e rrezikshme nese feja do te perdorej si nje faktor politik, si faktor mobilizimi ne nje vend si Shqiperia ku harmonia fetare eshte nje vlere, ne nje vend qe eshte pranuar se eshte nje model I bashkeekzistences se besimeve te ndryshme fetare. C’pune ka presidenti I Turqise te ndertoje nje xhami 30 milion dollareshe ne Shqiperi?”—thekson studiuesi Piro Misha.
“ Se dyti, Turqia perpiqet te rindertoje ne menyre virtuale hapesiren otomane. Presidenti Erdogan sot identifikohet me ideologjine e Vellazerise Islamike. Vellazeria islamike dihet qe kerkon islamizimin e shoqerise, kerkon qe shoqeria dhe politika te drejtohen nga rregullat e nje feje. Kjo eshte ajo qe po kerkon te beje sot ne Turqi Erdogani. Per Shqiperine nje gje e tille do te ishte katastrofe. Shteti shqiptar eshte ndertuar mbi nje premise: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Keshtu eshte qe nga koha e Rilindjes kombetare, qe nga Lidhja e Prizrenit”—thote nder te tjera Piro Misha në KAPITAL.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook