Nëse agjerimi mbahet në mënyrën e duhur nga persona që gëzojnë shëndet të plotë, mund të ndikojë pozitivisht në shëndet. Gjatë Ramazanit ushqimi merret çdo ditë dhe nëse merret ashtu siç duhet, nuk e lejon trupin të kalojë në uri.
Çfarë duhet të keni parasysh gjatë Ramazanit:
Së pari në orët e lejuara të marrjes së ushqimit duhet të konsumoni ushqime me përmbajtje të mjaftueshme karbohidratesh, të kombinuara me fibra dhe shumë ujë.
Ushqime të tilla janë:
-
Tërshëra, elbi, thekra
-
Buka e zezë
-
Makaronat dhe orizi kaf
-
Patatet e vogla me lëkurë
-
Bizelet
-
Fasule
-
Qiqra
-
Frutat
-
Hurmat e Arabisë ( ju japin energji dhe hekur)
Gjatë agjerimit zgjohen mekanizmat mbrojtës të trupit. Nëse e ndiqni siç duhet, mund të ndikojë në uljen e kolesterolit dhe në rrëzimin e peshës së tepërt.
Këshilla të rëndësishme:
-
Është e rëndësishme të merren sa më shumë lëngje gjatë kësaj periudhe dhe të mos teprohet me kripën. Kjo e fundit mund t’ju japë shumë etje dhe do ta bëjë të vështirë mbajtjen e agjerimit.
-
Evitoni ushqimet me shumë yndyrë. Përdorni gjithmonë vaj ulliri cilësor.
-
Ndiqni një regjim të ekuilibruar gjatë dy vakteve të Ramazanit dhe evitoni ushqimet e skuqura, ato të përpunuara, të kripura apo të shërbetosura.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu