Lidhu me ne

Kryesore

10 fakte pse Luli s’do zgjedhje të parakohshme   

Nga Kreshnik Spahiu.
Prej 28 vitesh PD do hyj në historinë botërore si e vetmja parti që nuk ka bërë asnjë protestë pa fjalime kryetarësh duke deformuar kështu edhe konceptin e protestës si një mega konference shtypi në natyrë. Monologu vazhdon. Thirret populli për Revolucion, flet Luli dhe i shpërndan me qetësi. A thua sikur populli nuk i degjon cdo ditë në TV refrenin bajat të Bashës.
Por gjithsesi dje ndodhi ajo që pritej sepse Lulzim Basha ka arsye të forta për të mos kërkuar zgjedhje të parakohshme duke grisur mandatin e tij të deputetit dhe të kolegëve.
Për ata që janë verbuar dhe shurdhuar po u shkruajmë 10 të zezat mbi tē bardhë:
1- Lulzim Basha nuk e gris mandatin se njësoj si Rama kanë frikë dhe kërkon imunitet paralamentar për tu mbrojtur nga Vetingu amerikan i cili jo më larg se 2 muaj zbuluan aferën 650.000 euro per nje foto me Trump.
2- Lulzim Basha ka një marrveshje me Edi Ramën dhe nuk do e trazoj deri në 2021 për ti qëndruar të dy kontratës së “qepallimit” të 18 Maj 2017. Ai ka marr 14 milion euro nën petkun e një pallati të prishur a thua sikur pallati ishte ne New York dhe jo në Radhimë.
3- Lulzim Basha nuk e gris mandatin e deputetit sepse nuk i bindet gjysma e partisë dhe në rast se humbet sërish zgjedhjet parlamentare (te parakohshme) nuk do e mbante dot drejtimin e partisë por duhet dorehiqet pa kthim.
4- Lulzim Basha nuk i gris mandatet sepse ka deputet që kanë paguar miliona rryshfet dhe mandatin e kanë blerë për 4 vjet dhe jo për 4 muaj. Nëse bëhen zgjedhjet para kohe duhet tju kthej lekët.
5- Lulzim Basha nuk e gris mandatin e deputetit se të 4 aleatët parlamentar (Mediu, Dule, Shehu, Ndoka) do i dalin nga rreshti.
6- Lulzim Basha nuk e gris mandatin e deputetit se vazhdon aktrimin dyshe me Sali Berishën. Ku njëri luan rolin e radikalit dhe tjetri luan liberalin.
7- Lulzim Basha nuk e gris mandatin e deputetit sepse nuk e mban kurrë presionin e ndërkombëtarve.
8-Lulzim Basha nuk e gris mandatin e deputetit sepse prej 13 vitesh në politik nuk ka ndërtuar dot nje kauz por vetëm ka marrë 10 poste tē larta politike dhuratē nga doktori. Tashmë ai njihet si lideri që tradhëton kauzat dhe pret në besë miqtë.
9- Lulzim Basha nuk e gris mandatin e deputetit se nuk është qytetar i lirë si Anxhela Mwrkel pasi dje u pa haptas Mercedezi tij i blinduar.
10- Dhe e fundit: Lulzim Basha nuk e gris mandatin e deputetit sepse edhe sikur nesër të bëhen zgjedhje të parakoheshme sërish ai do humbas pērball PS. Ai ka shnderruae PD ne shoqate dhe ne me shume se 10 rrethe ska dege partie.
Çdo sondazh e nxjerr sërish shumë thellë humbës dhe në këto kushte nuk i interesojnë zgjedhjet të mbahen tani.
Për këto 10 arsye mitingu i djeshem ishte një konferencë LIVE për shtyp. Që kur hyri në politikë Luli asnjë herë nē jetë nuk ka sakrifikuar por çdo post i është dhuruar!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix20 orë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix20 orë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix20 orë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix21 orë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar21 orë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet23 orë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore23 orë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook