Ujëvarat janë fenomenet më madhështore që mund të na dhurojë natyra. Është me të vërtetë e habitshme sesi mijëra tonë ujë gjejnë një rrugë nga e cila derdhen njëherësh në një pikë të vetme.
Një ujëvarë është një spektakël që të lë pa frymë dhe që udhëton nga qindra kilometra larg për të rënë nga lartësitë.
Nuk ka dy ujëvara të njëjta! Disa gjarpërojnë ngadalë para se të bien nga një lartësi drithëruese. Të tjera vërshojnë me forcën e një treni ekspres nëpër shkëmbinjtë e thepisur. Por secila prej tyre është e mrekullueshme në llojin e saj. Më poshtë janë 10 ujëvarat më të larta dhe më të bukura, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mijëra turistëve mbarë botën.
10. Ujëvara Tyssestrengene, Norvegji
Kjo ujëvarë ndodhet në Odda, Norvegji dhe ka një lartësi prej 647 metra. Ujëvara Tyssestrengene ushqehet nga lumi Tysso dhe është përdorur gjerësisht për qëllime hidroelektrike. Për këtë arsye rrjedha e ujit është e kufizuar dhe vetëm pas shkrirjes së madhe të borës mund ta shikojmë.
9. Lower Mar Valley, Norvegji
Kjo ujëvarë gjendet në Eikesdal, Norvegji dhe është pothuajse 656 metra e lartë. Uji që rrjedh në këtë ujëvarë shërben për qëllime hidroelektrike nga 20 qershori deri në 20 gusht.
8. Ujëvara Espelands, Norvegji
Espelands ose Espelandsfossen është një ujëvarë e gjatë me një lartësi prej 703 metrash. Kjo ujëvarë është e vendosur në luginën Espelandsdalen në komunën Granvin, Norvegji dhe shtrihet mbi liqenin e madh të Espelandsyatnet.
7. Ujëvara Yosemite, Kaliforni
Yosemite është ujëvara me e lartë në Amerikën e Veriut. E vendosur në Parkun Kombëtar Yosemite në Sierra Nevada të Kalifornisë, ujëvara është një nga vendet më të vizituara në park. Lartësia prej 739 metrash nga e cila bie Yosemite e bën këtë ujëvarën më të gjatë në kontinentin Amerikan. Kjo ujëvarë ka sasi të ndryshme uji përgjatë një viti, në pranverë uji vërshon në maksimumin e tij nga akujt që shkrijnë, ndërsa në vjeshtë uji në këtë ujëvarë than plotësisht.
6. Ujëvara Mutarazi, Zimbabve
Mutarazi është ujëvara më e lartë në Zimbabve dhe e dyta në kontinent më e lartë, me një lartësi prej 762 metra. Ajo është vendosur në Parkun Kombëtar Nyanga të Zimbabve pranë lumit Mutarazi. Ajo është një ujëvarë mbresëlënëse dhe është gjithashtu një atraksion i madh turistik. Mutarazi ka një pamje magjepsëse, pasi bie në dy pika pothuajse identike mbi sipërfaqen e shkëmbit. Koha më e mirë për të vizituar këtë ujërvarë është në vjeshtë, pasi edhe prurjet janë më të mëdha.
5. Gocta Cataracts, Peru
Kjo është një ujëvarë e mahnitshme e vendosur në provincën Chachapoyas të Amazonës në Peru dhe ka një lartësi prej rreth 771 metra. Edhe pse, kjo ujëvarë ka qenë e njohur gjerësisht prej shekujsh nga vendasit, ekzistenca e saj është bërë e njohur për botën vetëm në vitin 2005 nga një grup hulumtuesish. Vëllimi i ujit që bie mbi të ndryshon gjatë vitit. Gocta Cataracts është bërë një destinacion i madh turistik. Ajo që e bën më të veçantë është se para fillimit të sezonit të shirave, uji që bie në të duket sikur buron nga një re mjegulle.
4. Ujëvara Monge, Norvegji
Kjo ujëvarë mbresëlënëse gjendet në komunën Rauma, Norvegji, pranë lumit Rauma dhe autostradës Evropiane E136. Ujëvara Monge quhet ndryshe edhe si Mongefossen dhe ka një lartësi prej 773 metrash. Ajo gjithashtu mban titullin si ujëvara më e lartë në botë që mund të vizualizohet nga një stacion hekurudhor.
3. Ujëvara Utigord, Norvegji
Ujëvara Utigord, është e njohur ndryshe si Remnefjellsfossen, për shkak të malit aty pranë të quajtur Ramnefjellet. Ky mal ka vrarë më shumë se 100 persona si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në vitin 1905 dhe 1936. Kjo ujëvarë është ushqyer nga akullnajat e Ramnefjellbreen dhe një pjesë e madhe e akullnajës Jostedal. Ujëvara ka një lartësi 818 metra.
2. Ujëvara Tugela, Afrika e Jugut
Tugela është konsideruar si ujëvara e dytë më e lartë në botë me një lartësi prej 948 metrash. Kjo ujëvarë gjendet në malet e dragoit në Parkun Kombëtar Mbretëror Natal të Afrikës së Jugut. Kjo ujëvarë është e bukur dhe mund të shihen nga rruga kryesore e parkut. Ujëva Tugela furnizohen me prurjet e lumit dhe burimet e malit.
1. Ujëvara Angel, Venezuelë
Emri origjinal është “Salto Angel” dhe është ujëvara më e lartë në botë. Lartësia e saj është 978 metra dhe uji bie poshtë përgjatë 807 metrave. Tek parku Canaima mund të shikohet nëpërmjet ajrit për shkak të shtrirjes së saj në pyjet e Venezuelës. Kur fryjnë erëra të forta, ose kur niveli i ujit në lumin Churun është i ulët, ujëvara e Engjëllit shndërrohet në një re pikash uji dhe shpesh ndodh që asnjë pikë e vetme të mos bjerë në tokë. Bota perëndimore e ka zbuluar këtë perlë të pabesueshme natyrore në vitin 1933, kur aventurieri dhe piloti akrobatik James Angel e kishte parë derisa po kërkonte ta gjente “Lumin e Artë”. Kur Engjëlli, me gruan e tij dhe një mik ishte kthyer për ta vizituar ujëvarën, për shkak të prishjes ishte detyruar që ta ndalojë aeroplanin në xhungël. Ata ecën plot 11 ditë në këmbë nëpër xhungël për të arritur tek qyteti i parë. Ky udhëtim me plot peripeci e frymëzoi aq shumë publikun, saqë edhe ujëvara mori emrin e “zbuluesit” të saj, James Angel.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu