Lidhu me ne

Aktualitet

Shqipëria me makinat më të vjetra në rajon

Shqipëria me makinat më të vjetra në rajon
Shqipëria ka një nga flotat më të vjetra të automjeteve në rajon. Zyrtarisht sipas drejtorisë së përgjithshme të doganave për 4 mujorin e 2018, për çdo makinë të re të importuar janë futur 16 të tjera të përdorura.
E njëjta tendencë ka qenë edhe në tre vitet e fundit. Raportet mes importit të autoveturave të reja dhe atyre të përdorura është me diferencë të madhe.
Nga rreth 10 vjet që është mosha mesatare e makinave në Bashkimin Europian, në vendin tonë kjo moshë është gati 20 vjeçare. Mbi 80 përqind e automjeteve janë prodhime para vitit 2007. Mosha e lartë e mjeteve motorike që qarkullojnë në Shqipëri ka si problem kryesor ndotjen e mjedisit nga emetimi i gazrave.
Ne 2016-ën, 27 për qind e mjeteve me benzinë ngelën në testin e kolaudimit për tejkalim të normave të emetimit të gazrave.
Aktualisht në vendin tonë nuk ka ndonjë pengesë për importin e mjeteve të vjetra, mjaftojnë që ato të mos kalojnë disa parametra për ndotjen.
Por sa më i vjetër të jete mjeti aq më e lartë është norma e lejuar e ndotjes. Sipas koncesionare te kolaudimit SGS, këto janë shifrat me nivelet zyrtare të miratuara nga qeveria. Duke marrë si shembull mjetet me benzinë, mbetjet e gazrave lejuara janë 4,5 % të volumit per makinat prodhim i viteve para 1986, dhe 3,5% për mjete prodhim nga viti 86 deri në 93, e kështu me radhë për të arritur deri ne ditët e sotme me 0,2% të volimit për autoveturat të prodhuara pas viti 2002. Pra shihet qartë se normat tolerojnë më shumë mjetet e vjetra.
Ndërkohë që edhe diferencimi në taksim që teorikisht duhet të dekurajonte futjen e makinave me moshë të madhe është thuajse i papërfillshëm. Pasi duke llogaritur kosto çmim-blerje dhe taksa leverdia është më e madhe. Importi i mjeteve në vendin tonë është krejtësisht i liberalizuar. Madje me zhvillimin teknologjik kushdo mund të porosisë një makine online.
Aktualisht shtete si Zvicra, Gjermania apo vendet nordike që kanë një ndjeshmëri të larte ndaj çështjeve mjedisore kanë programuar që në pak vite të nxjerrin nga qarkullimi mjetet me naftë dhe të favorizojnë motorët hibridë dhe elektrikë.
Por në çfarë drejtimi po ecën Shqipëria, e cila brenda pak kohesh mund të përballet me një fluks të madh mjetesh që do dalin nga qarkullimi nga këto shtete, sidomos Gjermania, per shkak të ndotjes. Deri tani asnjë kufizim për futjen e mjete e vjetra, apo lehtësira nga ana tjetër që qytetarët të drejtohen drejt mjeteve të reja.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar6 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix10 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske11 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore11 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook