Lidhu me ne

Radar

10 vendet më të bukura në Tokë

Havasu Falls, Grand Canyon National Park, Arizona

Jemi mësuar të krahasojmë pothuajse gjithçka me bukuritë e natyrës dhe Toka është shtëpia e mrekullive të panumërta, të qeta por edhe të ashpra në të tjera raste.

Secili nga ne ka preferencat e tij unike, ato mund të jenë sipërfaqe të mëdha ose thjesht një pjesë shkëmbi të cilin e keni vendosur në kopshtin tuaj, ose rruga me pemë në të cilën jeni rritur.

Sixwise ka renditur 10 vendet më të bukura të një game më të gjerë duke marrë parasysh se nuk mund të përfshihen të gjitha në një shkrim të vetëm.

1. Parku Nacional i Kanionit të Madh, Arizona

Grand-Canyon-1-500x300
I skalitur prej miliona vitesh nga uji dhe era, Kanioni i Madh është 5,000 feet (njësi matëse që përdoret në SHBA dhe është e barabartë me 0.3048 metra, ose 304.8 milimetra) i thellë, 277 milje i gjatë dhe 18 milje i gjerë.

Ai është konsideruar si parku kombëtar më e njohur në Shtetet e Bashkuara dhe Kanioni i Madh është i përbërë nga rrafshnalta, kodra, blloqe, shtigje por edhe Lumi Kolorado, të gjitha këto, të vendosura në një sfond madhështor të paimagjinueshëm.

2. Bregdeti Poipu, Kauai, Hauai

poipu-beach
I vendosur në Kauain jugor në Hauai, Bregdeti Poipu është një grumbuj brigjesh me rërë të artë dhe sipërfaqe të qetë, perfekt për të notuar, për t’u relaksuar dhe për ushtrimin e sporteve.

Pavarësisht se në cilën pjesë të bregdetit ndodheni, ju mund ta ndjeni magjinë e ujit në thellësi i cili është i tejmbushur nga peshqit tropikalë, polumbarët vendas dhe më tej mund të vizitoni vendin e quajtur “Spouting Horn”, një grykë ku del me forcë uji i detit dhe shpërndahet si spektakël i rrallë në sipërfaqe.

3. Gjiri Ninh Van, Nha Trang, Vietnam

Ninh Van Bay, Nha Trang, Vietnam

Ky gji, i drejtuar nga Deti i Kinës së Jugut është pothuajse i virgjër dhe tepër privat.

Hyrja për bregun e gjirit mund të bëhet vetëm me anë të varkave dhe ky gji është i njohur për shkëmbinjtë koralorë, rërën e bardhë, formacionet shkëmbore, përrenjtë dhe malet piktoreskë në sfond.

4. Parku Kombëtar Arches, Utah

Arches National Park, Utah

Vendi i harqeve më natyrore në botë, Arches tërheq vizitorë nëpërmjet shkëmbinjve që të lenë pa fjalë nga format e mrekullueshme të gdhendura si nga dora e njeriut.

Formacionet shkëmbore janë të vendosura në një “shkretëtirë të lartë”, 4,085 deri në 5,653 feet mbi nivelin e detit.

Ky park kombëtar ka në përbërjen e tij 2,000 shkëmbinj natyrorë të harkuar, ashtu si edhe i famshmi Delicate Arch, pothuajse aq i njohur për format e pazakonta të formacioneve shkëmbore. Në disa sipërfaqe, forcat e natyrës kanë nënshtruar milionë vjet të historisë gjeologjike.

5. Maja e Malit Blu, Xhamajkë

jamaica-blue-mountains

Pika më e lartë ne Xhamajkë është përkatësisht 7,402 këmbë, dhe nga kjo lartësi mund të shihet pjesa më e madhe e ishullit, po aq mirë mund të shihen edhe Kuba dhe Haiti.

Malet janë të rrethuar nga një mjegull që u jep majave ngjyrën blu. Në këtë vend mblidhen grupe të mëdha fluturash, zogjsh dhe bimësh të lulëzuara.

Ato gjithashtu janë vendosur në zemër të qytetit të kafes në Xhamajkë, vend ky që njihet si i famshmi Kafeja e Majës së Malit Blu, (Blue Mountain Coffee).

6. Hapësira Ngorongoro, Tanzani

Ngorongoro Conservation Area (NCA), Tanzania
Mbulon një sipërfaqe prej 8,300 kilometra katrorë, NCA konsiderohet si një nga të vetmet vende të mbipopulluara nga kafshët e egrra të specieve të ndryshme, peisazhet natyrore dhe vendet arkeologjike.

Në këtë vend ka disa vullkane, pasaritje të tokës në disa vende të pjerrëta dhe jetojnë mbi 20,000 kafshë. Krateri vullkanik Ngorongoro gjendet 7,264 feet mbi nivelin e detit.

7. Mali Fuji, Japoni

mount-fuji-japan
Është mali më i lartë në Japoni, përkatësisht 3,776 metra dhe është vendi perfekt për të shijuar lindjen e diellit, pra është i pazakontë për të apasionuarit e ekskursioneve që përpiqen të ngjisin majën gjatë natës, në mënyrë që herët në mëngjes të jenë në majën e malit për të parë spetaklin.

I favorizuar nga forma, Mali Fuji është aktualisht vullkan i fjetur (herën e fundit shpërtheu në vitin 1708) dhe është konsideruar si mal i shenjtë.

8. The Florida Keys aThe Florida Keys and U.S. 1nd U.S.

Duke udhëtuar në drejtim të pikës së quajtur U.S. 1 nga Key Largo për në Key West, rrethohesh nga Oqeani Atlantik në njërën anë dhe nga Gjiri i Meksikës në anën tjetër.

Pamjet magjepsëse të ujit, nuk mund të krahasohen me asgjë të ngjashme.

Në këtë vend të krijohet ideja se po ecën mbi ujë dhe kjo eksperiencë të bën të kuptosh se sa të vegjël dhe të pafuqishëm jemi po të krahasohemi me oqeanet.

9. Lugina “Valej”, Kaliforni  

Napa Valley, California

Kjo është një nga vendet më të njohura për prodhimin cilësor të verës në të cilën shfaqen pamje madhështore vreshtash, kodrash të valëzuara, fushash të blerta.

Vendi perfekt për shijimin e verës, një nga mjediset më të qeta të Shteteve të Bashkuara.

10. El Yunque Rainforest, Porto Riko

El Yunque Rainforest, Puerto Rico
I pozicionuar në lindje të Porto Rikos, El Yunque ka terren malor, një pyll gjysëm-tropikal, shumë lumenj, ujëvara, pellgje dhe përrenj që bëhen burim jetese për kafshët dhe shpendët, duke përfshirë edhe papagajtë e Porto Rikos, hardhucat, gaforet, bretkosat e pemëve, por edhe bimë gjigante si fieret dhe orkidetë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook