Lidhu me ne

Temporal

10 pasionet e romakëve të lashtë

Dhjetë pasionet e romakëve të lashtë
Ray Laurence
Roma e Lashtë sundonte një perandori që shtrihej nga Maroku në perëndim e Iraku në lindje, Britania në veri e Egjipti në jug.
Në qendër ndodhej Mesdheu, “një kontinent likuid” që lehtësonte tregtinë dhe nga ku kalonin mallrat, skllevërit, gurët e çmuar për të mos përmendur ushqimet dhe verërat. Nga kjo bujari romakët krijuan një kulturë kënaqësie dhe pasion për ndjesitë që stimulonin gjithë shqisat njerëzore: Shikimin, vështrimin, nuhatjen, prekjen e me radhë.
Një botë globale kënaqësish kishte mbërritur. Jeta që është bërë në Romën e lashtë ka qenë shpesh pasionante e dhunshme, në ekstreme, edhe e veçantë. Këtë e tregojnë shkrimet e lëna nga ajo periudhë, por edhe copëzat arkeologjike që trashëgohen nga ajo periudhë.
Ja disa nga pasionet më të forta të njerëzve që popullonin një nga perandoritë më të mëdha të historisë së njerëzimit.
1. Të pirët
1Nën sundimin e perandorit Tiberius romakët zhvilluan në masë të pirët, por me stomak bosh. Vera ishte e kudondodhur dhe në sasi të mëdha dhe kjo si për sa i përket sasisë ashtu edhe cilësisë. Ishte një nga pijet që prodhohej e shitej në masë dhe përdorej po në masë. Kishte verë të lirë që përdorej në vend të ujit dhe verë të shtrenjtë që përdorej nga kastat e larta dhe shoqërohej zakonisht me mjaltë. Në Saturnalian, (festivali i dhjetorit) të pirët ishte diçka që kryhej nga skllavopronarët, ashtu edhe nga skllevërit. I gjithë Pompei ishte i mbushur me lokale dhe bare, disa pre tyre ishin vendosur përballë bordellove dhe shtëpive publike. Madje edhe seksi me prostitutat kishte vlerën e gotave të verës. Me një prostitutë të zakonshme mund të shkoje edhe duke i dhënë një gotë verë, ndërsa një prostitutë më me klas “blihej” si me verë më të mirë, ashtu edhe me një sasi më të madhe. Skenat e darkave madhështore që organizoheshin në Pompei shpesh përfshinin edhe meshkuj gjysmë të zhveshur, ose meshkuj të veshur si femra, çka ishin të parapëlqyeshëm nga një pjesë e personave të shtresës së lartë. Pamje të këtyre darkave përfshijnë edhe njerëz që janë duke e nxjerrë ushqimin për të pasur mundësi dhe vend në stomak për të ngrënë dhe pirë sërish duke qenë se bëhet fjalë për gosti që në disa raste zgjasnin edhe disa ditë. Por një pjesë e madhe e darkave të tilla përfundonte në orgji.
2. Të zhveshurit
Romakët parapëlqenin shumë që të ishin në shoqëri të njëri- tjetrit edhe krejtësisht të zhveshur. Shpikja e dritares prej xhami në
2shekullin e parë të erës sonë e transformoi të gjithë përvojën e të larit në banjë nga ajo e një veprimi të kryer në një vend të errët e me avull në një gjë krejtësisht tjetër. Banjat tashmë ishin shndërruar në vende shumë të ndriçuara të vendosura në hapësira të zbukuruara dhe rrethuara me struktura kolonash dhe mozaikësh. Uji ishte shumë i pastër dhe pishina e mbushur me persona kryesisht të gjithën të zhveshur plotësisht. Disa prej këtyre vendeve ku kryheshin banjat ishin për personat me gjini në njëjtë, ndërsa të tjerë për persona me gjini të ndryshme, pra të përziera. Pas banjës vinte në procedurë tharjeje shumë e veçantë që kryhej në dhoma të ndryshme ku edhe lëkura pësonte temperatura dhe trajtime të ndryshme dhe kjo në varësi të ndryshimit të temperaturës së dhomave. Bëhet fjalë për metoda që varionin nga nxehtësia e madhe në të ftohtë për të kalitur në njëfarë mënyre lëkurën dhe trupin. Pasi kalohej në këtë procedurë dhomash trupat përfundonin në atë të fundit që ishte masazhi i kryer me vajra të ndryshëm erëmirë. Në këto vende ishte një gjë e zakonshme lakuriqësia e njerëzve.
3. Ndërtimet
Romakët kanë pasur një pasion të madh për ndërtesat madhështore.3Të gjithë personazhet më të rëndësishme të historisë romake kanë lënë pas vetes të paktën një godinë që konsiderohet si ikonë. Kështu për shembull kemi Teatrin e Pompeit, Forin e Augustit, Shtëpinë e Artë të Neronit, Koloseun e Vespasianit, Forin e Trajanit, Panteonin e Hadrianit e kështu me radhë. Arkitektura e sofistikuar nuk kishte të bënte vetëm me ndërtesat e mëdha të perandorëve, por edhe me vilat e njerëzve të pasur që ishin të ndërtuara gjithashtu me një stil shumë pompoz dhe madhështor. Ato ishin objekte të vërteta arti më mure të gdhendura së brendshmi, me kolona dhe madje dhe me statuja të mrekullueshme krijim i mjeshtërve më të të mirë të atyre kohëve
4. Gruaja më e madhe
Historia e Romës është një histori e mbushur me seks. Kështu kemi4Julian, vajzën e Augustit, e cila kreu marrëdhënie seksuale në fortesë dhe për këtë u çua në mërgim. Apo gruaja e Klaudiusit, Messalina, e cila u kap ndërsa bënte seks në një shtëpi publike dhe më pas vjen edhe Clodia, që joshte të gjithë meshkujt që i dilnin përpara, veçanërisht meshkujt e rinj. Të gjitha këto gra kanë një veçori që nuk ishin të reja në moshë dhe ishin të gjitha nëna fëmijësh. Dikur sigurisht që kishin qenë virgjëresha idealiste edhe ato. Një rast tjetër është edhe ai i Kleopatrës që nuk ishte më e re në moshë kur joshi Antonin, por për romakët ajo ishte shumë më seksi se gratë e tjera pikërisht pse ishte më e madhe në moshë. Në Romën e lashtë sa më e madhe të ishte një grua, aq më e madhe ishte fuqia e saj joshëse. Këto gra në moshë dhe me përvojë që kishin këtë pushtet seksual ndaj meshkujve ishin edhe në pozicione shumë kyçe dhe gjithmonë parapëlqeheshin. Romakët e lidhnin gjithmonë fuqinë dhe pushtetin me seksin.
5. Mashkulli i ri
Është e vështirë që të klasifikosh meshkujt romakë. Sipas dëshmive5që kemi nga ajo periudhë, meshkujt nuk e kishin problem që të kryenin marrëdhënie seksuale si me femrat ashtu edhe me meshkuj të tjerë. Banjat e famshme të Pompeit ruajnë ende pamje të meshkujve që laheshin të zhveshur në prani të njëri-tjetrit. Madje, rrëfenjat për seksin e meshkujve të pasur romakë me meshkuj të rinj janë të shumta dhe mund të thuhet se një gjë e tillë ishte mënyrë normale jetese dhe seksualiteti. Madje edhe adoptimi që i bëri Jul Qesari Oktavianit është shpjeguar përmes termave seksualë, pra që Jul Qesari ishte i tërhequr seksualisht ndaj djalit të ri. Në shumë raste, edhe pse mbetet e paverifikuar plotësisht, meshkujt e rritur kryenin seks edhe me fëmijët. Dëshira seksuale e meshkujve për meshkuj më të rinj ishte diçka e zakonshme dhe e pranueshme nga ajo shoqëri dhe për këtë arsye edhe meshkujt vetë karakterizoheshin në meshkuj mashkullorë dhe femërorë, në varësi të funksionit seksual që kryenin.
6. Kënga dhe kërcimi
Vetëm së fundi është arritur që të kuptohet se sa shumë ishin të dhënë romakët pas muzikës. Deri më tani njiheshin tentativat e6Neronit për të kënduar dhe për t’i rënë lirës, por me kalimin e kohës janë zbuluar edhe raste senatorësh të tjerë që ishin të dhënë pas muzikës dhe veglave muzikore. Dhe bashkëngjitur me muzikën vinte edhe kërcimi dhe dëshira për të performuar në këtë fushë. Shkollat e muzikës dhe të kërcimit ishin pjesë e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve romakë, madje shumë më tepër nga sa bëhet në ditët tona.
7. Dhuna
Ne e kemi të vështirë sot si qenie njerëzore që burrat dhe7ndonjëherë edhe gratë përftojnë kënaqësi nga të ushtruarit e dhunës. Për romakët, dhuna kishte shumë lidhje me kënaqësinë dhe kjo duket edhe nga lojërat që ata planifikonin për të kënaqur dhe eksituar turmat e njerëzve siç është rasti i ndeshjes për jetë a vdekje i gladiatorëve me kafshët e egra. Për romakët ishte një pasion i veçantë asistimi në skena të dhunshme ku njerëzit mund të shqyheshin të gjallë dhe t’u vdisnin në sy. Për ta veç kënaqësisë, dhuna duhej të ushtrohej edhe ndaj armiqve që para se të vdisnin duhet që të kalonin në një kalvar vuajtjesh.
8. Koleksionimi
8Perandoria romake u themelua nga ekspansioni ushtarak që përfshinte dhe përftimin e thesareve nga armiku. Pushtimi i Maqedonisë rezultoi një pre aq e mirë saqë taksimi u ndalua në Romën e vitit 167 para Krishtit. Shumë prej gjërave të plaçkitura të florinjta u shkrinë, por statujat e bronzit u bënë pjesë e koleksioneve të vilave të të pasurve. Koleksionet e objekteve me vlerë ishin një fenomen i parapëlqyer nga të pasurit. Ashtu si koleksionuesit modernë, romakët kishin dëshirë ti nxirrni në publik koleksionet e tyre. Për këtë arsye perandori Tiberius ndërtoi Tempullin e Konkordias ku ekspozonte skulptura të lashta greke.
9. Ushqimi
9Romakët kishin shije të mësuar me disa lloje ushqimesh të ëmbla, të hidhura e të kripura. Ata ishin të pasionuar pas gatimit e veçanërisht pas shijimit. Elementi kryesor në përgatitjen e ushqimeve ishte përdorimi i shumë përbërësve si erëzat e importuara nga India apo më gjerë. Recetat përfshinin gatimin e zogjve e deri tek supërat e thjeshta me barëra. Ushqimet ishin të aromatizuara në mënyrë të që ngjallnin dëshirën për të ngrënë.
10. Rreziku i kënaqësisë
10Romakët nuk e kishin zakon t’i shijonin kënaqësitë e tyre në rehati. Ekzistonte një këndvështrim se kënaqësia i kishte bërë qytetarët dhe shtetin romak të butë. Ky ishte një vizion që mund të përshkruhej si një rënie morale kolektive. Kënaqësia u importua në Britani pas pushtimit të saj dhe britanikët e pushtuar filluan të shijojnë pa masë banjot e ngrohta dhe festat me pije. Gjithsesi filozofia ishte që kënaqësia duhet të ishte disi e rrezikshme që të shijohej më shumë.//Independent
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix3 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook