Lidhu me ne

Kioske

25 rrugët më të bukura në botë (FOTO)

Kryevepra arti: 25 rrugët më të bukura në botë (FOTO)

Sot në botë ka me miliona kilometra rrugë. Disa prej tyre të ofrojnë panorama të pabesueshme dhe të tjerat janë vepra arti të krijuara nga duart e njeriut.

Rruga në Luginën e zjarrit në Nevada, kalon nëpër formacionet e bukura me gurë ranorë. Për shkak të ngjyrës së kuqe dhe reflektimit të diellit, formacionet duken sikur kanë marrë flakë.


Rruga e Atlantikut në Norvegji gjatë gjithë gjatësisë së saj ka plot shtatë ura, dhe pamja që ajo të ofron të lë pa frymë. Nëse ju rastis që të kaloni përgjatë kësaj rruge ju do të shihni balena dhe foka.

 


Edhe pse është e njohur për rrëshqitjet masive të tokës, vendkalimi i Rohtang në Indi, të ofron një panoramë spektakolare, pamje të ndryshme – si akullnaja, maja malesh dhe lumenj.


Rruga ndërshtetërore ‘70’, e cila shkon deri në Utah në SHBA, gjatë dimrit të ofron një ndër panoramat më mbresëlënëse në botë. Sidomos një pjesë e saj e mbuluar me dëborë që kalon përgjatë kanionit ‘Wolf’.


Vendkalimi i Oberalp shtrihet përmes Alpeve zvicerane dhe është 2044 metra mbi nivelin e detit. Rruga është e hapur vetëm gjatë verës, sepse në dimër ëshë i mundur vetëm udhëtimi me tren.


Autostrada e Karakoramit është një nga rrugët më të larta ndërkombëtare të asfaltuara në botë. Ajo kalon nëpër vargmalin Karakoram dhe lidh Pakistanin me Kinën.


Rruga Milford në Zelandën e Re është e famshme për erërat e forta. Pjesa me e madhe e saj, rreth 232 kilometra kalon në Parkun Kombëtar Fiordland, në zemër të Alpeve Jugore. Rruga gjithashtu lidhet me Milford Sound, një nga vend xhirimet e trilogjisë “Zoti i Unazave”.


Rruga Blue Ridge kalon nga Karolina e Veriut në Virxhinia dhe është e njohur për peisazhin e thyer malor dhe panoramën malore të parkut Appalachian.


Tuneli në rrugën Guoliang, në provincën Henan të Kinës është një ndër vendkalimet më të rrezikshme në botë. Tuneli është ndërtuar në buzë të malit Taihang dhe shkurton rrugën me 6.4 kilometra. 


Rruga në majë të malit Chapman të Afrikës së Jugut është vetëm 8 kilometra e gjatë, por ka 114 kthesa dhe të ofron pamje mahnitëse 180 gradë nga deti dhe mali.


Rruga më e bukur e Australisë shtrihet përgjat gjithë vijës bregdetare të oqeanit. Ju do të mund të kaloninë një sërë destinacionesh turistike të famshme dhe të shihni: oxhaqet gëlqerore të Dymbëdhjetë Apostujve, balenat, pyjet tropikale dhe parqet kombëtare.


Rruga, që lidh San Simeonin dhe Karmel është quajtur ndryshe si Big Sur. Ajo shtrihet pothuajse gjatë gjithë bregdetit të thyer të Kalifornisë qendrore dhe panorama që të ofron është magjepsëse.


Col de l’Iseran në Francë është rruga më e lartë e asfaltuar në Alpe. Kjo rrugë skenike është e hapur vetëm në verë dhe është përdorur disa herë në Tour de France.


Rruga North Yungas në Bolivi është e mrekullueshme dhe e njohur si më e rrezikshmja në botë për shkak të një korsie të vetme.


Rruga Stelvio në Itali krenohet për 48 kthesat mbresëlënëse në rrjedhën e vetëm të 24 kilometrave. Rruga kalon nëpër Alpet italiane, 2743 metra mbi nivelin e detit.


Autostrada Hana në Havai kalon përgjatë bregdetit Maui dhe përbëhet nga 620 kthesa të mprehta dhe 59 ura. Ju do të shikoni një shumëllojshmëri panoramash, duke përfshirë ujëvara, xhungla, dhe, natyrisht oqeanin.


Rruga ‘Ruta 40’ rreth 5 kilometra, shtrihet nga kufiri verior i Argjentinës e deri në majën e saj jugore. Ajo kalon 18 lumenj, 20 parqe kombëtare dhe shkon paralel me malet e Andeve, duke të ofruar një pamje të përsosur skenike.


Rruga Touge në Japoni lidh Caldera me malin piktoresk Fuji, një vullkan aktiv, si edhe maja më e lartë në Japoni. Kjo është një ndër vendet më të preferuara në botë për të bërë ‘drifting’. 


Trollstigen ndodhet në Norvegji dhe është një rrugë dredha-dredha, jashtëzakonisht e ngushtë dhe e pjerrët. Nëse do të ecni përgjatë kësaj rruge do të keni mundësi të shikoni ujëvarën Stigfossen, rreth 320 metra të lartë mbi male.


Rruga në malin Jebel Hafeet në Abu Dhabi lidh malet e thepisura gëlqerorë të Emirateve të  Bashkuara Arabe. Ju sugjerojmë të udhëtoni natën!


Autostrada jashtë shtetit të Floridës lidh pjesën kontinentale me ishujt e saj. Rruga përbëhet nga 42 ura gjatë 182 kilometrave. Ju do të ndjeni sikur po i jepni makinës mbi sipërfaqen e oqeanit. 


Rruga e gjatë dhe e largët ‘A82’ në Glencoe, Skoci, ju sjell pamje të mahnitshme të kënetave në Urën Rannoch.


Cabot Trail në Nova Scotia është një nga rrugët më piktoreske në Kanada. Rruga është dredha-dredha në pjesën më të madhe të Cape Breton Island dhe të ofron një pamje mbresëlënëse të pyjeve dhe oqeanit.


Rruga piktoreske ‘163’ shtrihet nga kufiri i Arizonës dhe kalon përmes maleve të Utah-ut. Përgjatë 72 kilometrave ju do keni mundësi të admironi shkëmbinjtë e kuq dhe shkretëtirën.


Ëndrra e cdo të apasionuari pas shpejtësisë është Nurburgring Nordschleife, një hipodrom dhe një rrugë me pagesë, ku cdo person duhet të paguajë rreth 24 euro për 21 kilometra.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook