Radar
Çfarë është kolla e thatë?
Shumica e njerëzve kur ftohen kanë edhe një kollë të bezdisshme. Kjo mund të jetë e thatë, ose me sekrecione.
Kolla e thatë është më e shpeshtë gjatë natës. Për të filluar trajtimin e kollës është mirë që në fillim të kuptoni se çfarë kolle keni.
Të gjithë jemi ftohur një herë dhe e dimë se çdo të thotë të kollitesh vazhdimisht. Kolla e thatë është tepër e bezdisshme dhe ka një ndikim negativ në përditshmërinë dhe jetën tonë. Na pengon të flemë gjumë rehat dhe të pushojmë siç duhet. Prandaj është mirë që të njohim simptomat dhe të gjejmë një ilaç efektiv.
Cilat janë simptomat që lidhen me kollën e thatë?
-
Kollë e vazhdueshme.
-
Ndjesia e acarimit, djegie dhe ndjesi shpimi.
-
Kollitja me zhurmë të thatë.
-
Vështirësi për të fjetur natën.
-
Ndjenja e lodhjes.
-
Kolla e thatë mund të zgjasë për disa ditë ose edhe javë.
-
Simptomat e kollës së thatë janë të ndryshme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu