Zakonisht, një udhëtim në një ashensor përfshinë një shtypje butoni deri në një tingull tjetër që tregon se jeni në katin e duhur. Por, kushtoni vëmendje këtyre ashensorëve, edhe pse, ndoshta nuk do ta keni mundësinë që ta bëni udhëtimin më emocionues në jetën tuaj (edhe nëse ai zgjat vetëm 30 sekonda). Shikoni disa prej ashensorëve që janë në disa prej ndërtesave të botës, që ndoshta nuk keni menduar se ekzistojnë.
10. Louvre Elevator
Louvre është një muzeu i vendosur në Paris të Francës. Kjo ndërtesë ka një nga ashensorët më unike në botë, ashensori është i hapur dhe është i mundësuar nga një motorr hidraulik. Ka një dizajn futuristik, dhe është një pikë referimi në Paris.
9. Umeda Hankyu Building Elevator
Ndërtesa Umeda Hankyu është e vendosur në Osaka, Japoni, dhe ashensorët e saj kanë një sipërfaqe prej 9,2 × 11:15 metra. Nuk janë as studiot e Nju Jork aq të mëdha sa këto. Ata mund të strehojë rreth 80 pasagjerë me kapacitet deri në 5 ton. Arsyeja pse këto ashensorë janë kaq të bollshëm është se, zyrat fillojnë pas katit të 15, dhe numri i madh i të punësuarve e ka bërë mëse të nevojshme vendosjen e këtyre ashensorëve “gjigandë”.
8. Globen SkyView Ericsson
Globe është i vendosur në Stokholm, Suedi, dhe është ndërtesa më e madhe gjysmësferike në botë. Ka një lartësi prej 85 metrash dhe një diametër prej 110 metra. Në anën e jashtme të hemisferës, ndërtesa ka një ashensor në formë globi me anë të së cilës cdo individ mund të bëjë një udhëtim 20 minuta përgjatë kurbës në krye të globit. Një nga ashensorë më unike në botë, Skyview të ofron jep pamje të bukur në horizont.
7. Maritime Museum Birdcage Elevator
Ashensori “kafaz” ndodhet në Muzeun Viktoria dhe është ashensori më i vjetër i këtij lloji operativ në Amerikën e Veriut. Ky muze dikur strehonte Gjykatat e Ligjit krahinor dhe ashensori ishte projektuar për shefin e Drejtësisë Kolumbiane të Gjykatës Supreme Britanike. Nuk do ta besoni por ky ashensor është i veshur më ar dhe është ruajtur në një gjendje shumë të mirë prej më shumë se një shekull.
6. Lloyd’s Building Elevator
Ndërtesa Lloyd është e vendosur në Londër të Britanisë së Madhe, dhe është mbiquajtur ndryshe si ndërtesa brenda dhe jashtë. Ajo ka një dizajn të guximshëm arkitektonik, tuba uji, përçues të energjisë dhe shkallë në të gjithë pjesën e jashtme, për maksimizimin e hapësirës së brendshme. Ndërtesa Lloyd ka 12 ashensorë xhami që udhëtojnë përreth ndërtesës, duke ofruar një pamje të mahnitshme të qytetit.
5. Luxor Hotel Inclined Elevator
Hotel Luxor është i vendosur në Las Vegas, atje ku ndodhet vendi i hoteleve të çuditshme. Ndërtesa ka formën e një piramide, e cila shpesh referohet si Hotel Piramida në Las Vegas, dhe ka ashensorë që ngjiten dhe zbresin mbi një pjerrësi prej 39 gradë. Për shkak të nivelit të dyshemesë, ashensorë të japin një eksperiencë fantasike.
4. Rising Tide Elevator
Rising Tide Ashensor është i vendosur në MS Oasis of the Seas, anija më e madhe e lundrimit në botë. Është i vetmi ashensor që është i projektuar për të shërbyer edhe si bar. Ashensori lidh kuvertën e anijes Central Park me Royal Promenade-ën e saj.
3. Autostadt Silos
Kapanonet Autostadt janë të vendosur në Wolfsburg, Gjermani, ngjitur me selinë e Volkswagen. Autostadt është një garazh makinash me nivele të shumëfishta. Një rrip transportieri mbart një makinë të përfunduar në fabrikën e Volkswagen nga tuneli i nëndheshëm prej gjysmë milje në një nga kapanonet e saj.
2. Falkirk Wheel
Falkirk Wheel është një lloj ashensori më të vertëtë i cuditshëm në Skoci. Turni 50 minutësh i gondolës në Falkirk Wheel, Skoci, ku kalojnë dy kanale dhe përfshinë dy udhëtime me ashensorë. Është një ashensor varkë, që lidh kanalin Forth me kanalin Clyde.
1. AquaDom
Ky është një nga ashensorët më të veçantë që e gjen vetëm në Gjermani. AquaDom-i ndodhet në Berlin dhe është 25 metra i lartë. Ashensori përbëhet nga një cilindër prej xhami akrilik brenda të cilit ndodhet një ashensor transparent. Sigurisht që inxhinierët që janë marrë me projektimin dhe ndërtimin e tij janë paguar nga hoteli “Radisson SAS Hotel”, brenda të cilit ndodhet dhe ky ashensor. Ky ashensor, që shumë mirë mund ta quani dhe akuarium, ka kushtuar 12.8 milionë euro.
Cilindri prej xhami akrilik është ndërtuar nga kompania amerikane Reynolds Polymer Technology. AquaDom-i është cilindri prej xhami akrilik më i madh i ndërtuar ndonjëherë, me një diametër më shumë se 11 metra. Vetëm baza prej betoni në të cilën është vendosur ka qenë 9 metra e lartë. Ky ashensor është i mbushur me 900 mijë litra ujë deti dhe ka mbi 2 mijë e 600 peshq nga 56 specie të ndryshme. Klientët e hotelit kanë mundësi të shohin çdo ditë se si bëhet ushqyerja e peshqve dhe pastrimi nga brenda i akuariumit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu