Lidhu me ne

Mix

Lulet dhe domethëniet e tyre sekrete

Lulet dhe domethëniet e tyre sekrete
 T.O
 06/07/2016 21:10
Edhe pse tani është e mundshme që në mënyra të ndryshme të transmetohen porositë apo ndjenjat e fshehta, megjithatë këtë ndonjëherë më mirë e bëjnë lulet. Kultivueset e luleve kryesisht e dinë simbolikën dhe këshillojnë damat apo zotërinjtë kur dikujt ua dedikojnë si dhuratë. Si të jeni sa më mirë të informuar, mësoni në vazhdim të këtij teksti se çfarë domethënie ka secila lule dhe çfarë porosie dërgon.
o-SMILING-AND-SMELLING-FLOWERS-facebook-1024x512
Trëndafilat, mbi të gjitha ata me ngjyrë të kuqe, janë lulet që dhurohen më së shumti në botë. Aroma dhe ngjyra e kuqe në shekuj kanë përçuar pasionin e dashurisë në të gjitha kulturat botërore. Trëndafilat e kuq përfaqësojnë në fakt një dashuri më pak mbytëse, që i afrohet ndjenjës, ose asaj të një miqësie të vërtetë. Trëndafili i bardhë shpreh pastërtinë dhe dëlirësinë, virtyt i përbashkët i të paktën dymijë viteve të fundit. Varieteti i ngjyrave është simbol i mirësjelljes. Ndërsa ngjyra portokall dhe ajo korale nënkupton shprehjen e dëshirës. Por edhe format e lules shprehin një kuptim të veçantë. Për shembull kur ajo është gonxhe do të thotë se rezervon një virtyt femëror, ndërsa e hapur do të thotë që shpirti ka në thelb rininë dhe lumturinë.
Manushaqja simboli i kujtimit të një dashurie, dhurohet vetëm në rrethana të duhura.350px-Violet
Aguliçja është lulja e parë që njofton ardhjen e pranverës dhe simbolizon në vazhdimësi një dashuri të re, të pamenduar.
Livanda simbolizon mungesën e besimit në të ardhmen. Luledielli nënkupton lajkataren dhe mirënjohjen.
Manjola (Magnolia) gjithnjë ka simbolizuar ogurin e dinjitetit, elementë të shumëtrajtuar në art, pikturë, por edhe në dashuri me të gjitha nënkuptimet.20140215221305376577
Vishnja, një nga lulet e bukura e të famshme në Japoni, përfaqëson mbi të gjitha në këtë vend, lidhjen me traditën dhe tensionin drejt së ardhmes dhe zhvillimit. Në përgjithësi janë simbol i edukimit, dashurisë dhe pasionit.
Mimoza nënkupton modestinë dhe maturinë.
Dafina e përdorur në antikitet për të zbukuruar kokat e luftëtarëve fitues në luftërat e zhvilluara, pra simbolizon lavdinë dhe kurajën.
Orkidea ka një ndjesi me sensualitetin dhe tërheqjen. Ajo është konsideruar si një lule afrozodiake dhe është përdorur shekuj më parë për përgatitjen e një lidhje dashurie.
Zambaku, lule perëndimore, e pafajësisë, pastërtisë dhe virtytit femëror të mbrojtjes, kur i dhurohet një gruaje nënkupton mirënjohjen.
Krizantema e njohur nga të gjithë si lule kompozuese e tufave, në Japoni përdoret gjerësisht në ceremonitë martesore, në Angli është lulja që dhurohet në raste lindjesh. Për çdo rast krizantema përfaqëson paqen.
Karafili i kuq është simbol i admirimit dhe lavdisë, ai i bardhi dashurinë dhe pastërtinë.
Shpatorja në të kundërt është lulja që nënkupton antikitetin e mitologjisë greke. Përfaqësonte figurën e iridit, lajmëtaren e perëndive në shekuj.
Jasemini ëmbëlson çdo ambient e përfaqëson kënaqësinë dhe dëshirën për dashuri.
Lule kamomili e ngjashme me margaritën përfaqëson aftësinë për t’ia dalë mbanë në situata të ndryshme me një sjellje prej të duruari dhe ruajtje të qetësisë.
Gruri nga forma e veçantë është simbol i shpirtit të gjerë. Kur dhurohet lulja e grurit merr kuptimin e vlerësimit të bukurisë së personit që ke përpara dhe një respekti të madh për të.20131017211015788577
Tulipani për persët konsiderohej simboli i dashurisë së përjetshme dhe dhurohej në tufë të madhe sipas ngjyrave, kjo për t’u dëshmuar femrave se ishin të çmendura pas tyre.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore18 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar19 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix19 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar19 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar19 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook