Lidhu me ne

Kryesore

Çmimi Kadare 2018: Cilët janë emrat e njohur dhe të rinj që garojnë për letërsinë…

10 maj shënoi dhe mbylljen e afatit zyrtar të dorëzimit të dorëshkrimeve në konkursin letrar Kadare. 32 vepra në prozë tashmë janë në garë për çmimin e madh të letrave, që ka një vlerë prej 10.000 eurosh i cili akordohet nga Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës.
10 maj shënoi dhe mbylljen e afatit zyrtar të dorëzimit të dorëshkrimeve në konkursin letrar Kadare. 32 vepra në prozë tashmë janë në garë për çmimin e madh të letrave, që ka një vlerë prej 10.000 eurosh i cili akordohet nga Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës.
“32 autorë ia kanë besuar këtë vit veprat e tyre këtij konkursi dhe ky është një lajm i mirë, duke patur parasysh që kemi të bëjmë me vepra në dorëshkrim, të pabotuara më parë. Mes konkurrenteve spikasin dhe emra të njohur në letrat shqipe si Virgjil Muçi, Zija Cela, Vera Bekteshi, Gazmend Krasniqi, Bashkim Hoxha, etj, çka do të thotë se në vetëm katër vite ky konkurs është kthyer në një institucion të rëndësishëm për vlerësimin e letërsisë”, thotë Alda Bardhyli, koordinatore e çmimit “Kadare”.
Por në një kohë kur flitet kaq shumë për një mungesë të të rinjve në letrat shqipe, ky konkurs konfirmon të kundërtën. “Ka një rritje të autorëve të rinj që kanë zgjedhur letërsinë si rrugën e tyre dhe në këtë konkurs spikasin të rinj me një stil të konsoliduar, ku dallohet që lidhja e tyre me letërsinë është e hershme. Loer Kume, Alion Caçi, Rudina Cupi, Erjon Papagjoni, Arlind Farizi, Flogerta Krypi, Ada Capi, Sokol Thana, etj janë vetëm disa prej emrave të rinj që i kanë besuar dorëshkrimet e tyre këtij konkursi.”, thotë Bardhyli.  Sipas saj, “Konkurset letrare janë dhe një formë e mirë për të parë nivelin e një letërsie. Ndërsa prej vitesh kritika flet për një ikje të autorëve nga tregimi duke u fokusuar më shumë tek proza e gjatë siç është romani apo novelat, ky konkurs na pohon të kundërtën. Janë disa autorë që kanë zgjedhur të konkurojnë me vëllime me tregime, duke treguar e tregimi shqip do vijojë të ndërtohet nga emra të tjerë që do spikasin në rrugëtimin e tyre në letërsi”.
Juria e kryesuar nga shkrimtari Kim Mehmeti, një personalitet i letrave shqipe në Maqedoni, dhe në përbërje të së cilës janë Agim Baci, Genciana Abazaj, Eni Vasili dhe Ledia Dushi, tashmë janë duke shqyrtuar që janë në garë për çmimin e këtij viti.
Sipas Bardhylit, juria me një pjesë të veprave është njohur më herët, duke qenë se një pjesë e autorëve i kanë dorëzuar ato që në ditët e para të shpalljes së konkursit. “Por pavarësisht se një pjesë e veprave kanë ardhur në ditët e para të konkursit, numri i veprave pjesëmarrëse është rritur ndërsa afrohej afati i dorëzimit, dhe vetëm në ditën finale të këtij konkursi janë dorëzuar pesë vepra”.
Duke marrë dhe një javë kohë për t’u njohur me veprat juria do të mblidhet pas një jave për të konkluduar me shortlistën e autorëve, që do të garojnë për çmimin e madh, që do të shpallet gjatë Ditëve Letrare të Razmës.
“Ky konkurs i rëndësishëm për letërsinë shqipe kulmon me Ditët Letrare të Razmës (25-27 maj), një aktivitet që bën bashkë shkrimtarë, përkthyes, kritikë të cilët këtë vit do t’i bashkohen një konference shkencore me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”, një temë e zgjedhur me rastin e Vitit të Skënderbeut shpallur nga qeveria shqiptare.
Kritika dhe studimet shqipe nuk e kanë shtjelluar ende dimensionin letrar që kjo figurë e historisë sonë ka pasur në librat e shumë shkrimtarëve të huaj, që kanë gjetur tek ai shpesh personazhin më interesant për veprat e tyre”,- thotë Bardhyli.
Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition. Ky është edicioni i katërt i këtij çmimi i cili është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare. Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku./Mapo.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore21 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar22 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix22 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar22 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar22 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook