52 fakte të veçanta nga jeta e Edi Ramës
1- Edi Rama ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 në qytetin e Tiranës. Është djali i Artistit të Popullit, Kristaq Rama, kurse nëna e tij quhet Aneta.
2- Edi Rama deri më sot ka ndërruar shtatë profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministër Kulture, kryebashkiak, politikan në krye të Partisë Socialiste dhe kryeministër.
Edi Rama me Lindën
3- Edi Rama aktualisht është i martuar me Linda Ramën dhe kanë tre fëmijë, Gregun, Rean dhe Zahon.
4- Edi Rama ka qenë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilën është divorcuar dhe ka një djalë që quhet Gregori.
5- Rama ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për degën Pikturë dhe në vitin 1998 ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve. Një artist antikonformist që në pikturë ashtu si dhe në jetën e tij nuk pëlqen kompromiset me të kaluarën.
7- Katër janë gratë që kanë hyrë në jetën e politikanit më të rëndësishëm të viteve të fundit, Edi Rama. E para është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua. Më pas gjermania Eva që nuk qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri, pas prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, me të cilën bashkëjetoi për pesë vite. Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha.
8- Në ëndrrën e tij shqiptare pas kthimit nga Parisi, Edi Rama solli në Tiranë dhe të dashurën e tij gjermane, Eva. Por duket se piktori antikonformist i Francës nuk mund të sillej më si më parë në realitetin shqiptar dhe ajo u largua pas një viti nga Tirana.
9- Lidhja e vetme e Edi Ramës me komunizmin është Spiro Koleka. Rama është nipi nga nëna i një prej anëtarëve më jetëgjatë të Byrosë Politike gjatë sistemit komunist.
10- Edi Rama është ndër të paktët personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i firmoste shkresat me Edi Rama.
11- Më 20 prill të vitit 1998, Edi Rama merr postin e ministrit të Kulturës. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 2000, ku kandidoi për Bashkinë e Tiranës ku edhe fitoi, duke i dhënë në këtë mënyrë PS-së për herë të parë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.
12- Më 9 tetor të vitit 2005, ai zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste. Gjatë Kongresit të 7-të të PS-së, ai merr 297 vota pro dhe 151 kundër. Në këtë mënyrë ai u bë kryetari i dytë në historinë e selisë rozë, duke zëvendësuar në këtë post Fatos Nanon.
13- Edi Rama drejtoi Bashkinë e Tiranës për tre mandate rresht në kryeqytet. Në vitin 2000 përballë Besnik Mustafajit. Në 2003-shin rizgjidhet duke mundur Spartak Ngjelën dhe në 18 shkurt 2007 merr bashkinë për herë të tretë duke mundur Sokol Olldashin e PD-së. Ndërsa humbi më 8 Maj 2011 kundër Lulzim Bashës, zgjidhje këto shumë të debatueshme.
14- Në 23 qershor 2013 ai fitoi zgjedhjet e përgjithshme me një fitore të thellë kundër Partisë Demokratike, duke zgjedhur në këtë mënyrë kryeministër i Shqipërisë.
15- Edi Rama ka më shumë se 18 vjet që gjendet në poste drejtuese. Që nga viti 1998 kur ai ishte ministër e Kulture e deri tani në vitin 2016 që ai është kryeministër i Shqipërisë. Një rekord më vete ky për politikën shqiptare.
16- Edi Rama është etiketuar nga miqtë dhe kundërshtarët e tij si një rebel, ekstravagant, kritizer i pashpirt dhe intelektual i madh.
17- Përveç basketbollit, pasioni tjetër i Ramës është libri. Sipas miqve të tij, Rama është një lexues race. Lexon kryesisht libra politikë, që kanë të bëjnë me modelet e qeverisjes, por edhe libra ekonomikë të personaliteteve botërore.
18- Në vitin 1992, Rama së bashku me mikun e tij, Ardian Klosi, botojnë librin e titulluar “Refleksione”. Libër i cili ishte një manifest eseje antikomuniste. Një vepër për të cilën Rama nuk ka folur shpesh.
19- Në vitin 2011 ai botoi edhe librin “Kurban”. Po ashtu, Edi Rama ka botuar edhe dy libra arti me krijimet e tij në bashkëpunim me artistin e njohur Anri Sala, si dhe është autor e pjesëmarrës i shumë ekspozitave nëpër botë.
20- Piktura dhe basketbolli nuk kanë qenë pjesa më e rëndësishme e jetës së tij. Kur mendonte se mund të shkëlqente në fushë, braktisi sportin dhe nisi të merrej vetëm me punën akademike në shkollë. Ku sigurisht dhe këtu spikati si njeriu që thyen tabutë.
21- Rama në fillimet e tij politike ishte një kritizer i thekur ndaj komunizmit, ndaj kulturës dhe artit socialist. Më vonë ndaj Sali Berishës dhe të gjithë atyre që nuk shkonin përshtat ideve të tij.
22- Sot është kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministër, por dikur ka milituar në radhët e Partisë Demokratike. Ekstravaganti Rama fillimisht u afrua me lëvizjen demokratike, por nuk qëndroi më shumë se tre orë në krah të Sali Berishës.
23- Duke marrë pjesë edhe në Lëvizjen e Dhjetorit, Rama në vitet 1991-1992, së bashku me miqtë e tij më të afërt sulmoi ashpër regjimin. Me një fjalor që i bënte viktimat t’u therte deri kockë, ai poshtëroi atë sistem edhe me anë të disa pikturave.
24- Paralel me artin, Edi Rama ka dashur shumë edhe basketbollin. Madje ai së bashku me të vëllanë kanë qenë pjesë e klubit të Dinamos. Në këtë sport ai pati sukses dhe u thërrit edhe në ekipin kombëtar. Por Rama duket se la politikën për të luajtur në nivel kombëtar.
25- Edi Rama kthehet në Shqipëri kur mëson për vdekjen e të atit, Kristaqit, një personalitet në Shqipëri, por mbi të gjitha një idhull i jetës së Ramës. Mjaftoi të heqë vëthin nga veshi, të presë mjekrën, të shkurtojë flokët dhe serioziteti në ceremoninë e varrimit ishte shenja e dytë se ky njeri mund të qëndronte edhe në Shqipëri.
26- Pas vdekjes së të atit, Rama merr një telefonatë surprizë. Ishte kryeministri Nano që e fton të drejtojë Ministrinë e Kulturës. Një ftesë që Rama e pranon jo me shumë zemër, pasi më shumë mendonte se si do të shkëputej nga ajo liria që kishte deri atëherë.
27- Në vitin 2003 Kofi Anan, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i jep kryebashkiakut Rama çmimin për luftën kundër varfërinë. Ky është një ndër vlerësimet më të mëdha që ka marrë Rama, kjo për faktin se bëhet fjalë për një vlerësim nga institucione zyrtare.
28- Në vitin 2004 Rama fiton titullin “Kryebashkiaku më i mirë i botës” (World Mayor), duke garuar suksesshëm kundër kryebashkiakut të Romës, Athinës dhe Mexico Districto Federa. Rama mori 5500 vota dhe fitoi sepse shumica e tyre nuk ishin nga Shqipëria.
29- Por vlerësimet dhe çmimet për Edi Ramën nuk mbarojnë këtu. Në vitin 2005, ai vlerësohet nga revista prestigjioze “Times”, si një nga 37 heronjtë që po ndryshojnë botën.
30- Një nga thëniet e Edi Ramës që mbahen gjatë në mendje është kur ai varrosi babanë e tij. “Erdha në Shqipëri për të varrosur një pjesë të fëmijërisë time, për të futur në dhe mikun tim më të vjetër duke kaluar kështu ditën më të vështirë të jetës”.
Kristaq dhe Edi Rama, 1980
31- Një ndër batutat më të forta të Ramës, e cila ka hyrë tashmë edhe në fjalorin e politikës shqiptare, është ajo për Fatos Nanon. “Fatos Nano po sillet si Robert Çamçakizi nëpër kantiere”.
32- Edi Rama ishte ministri i parë që hoqi badigardët dhe nuk pranoi të mbante makinë si ministër i Kulturës. Gjë tepër e rrallë kjo për Shqipërinë dhe për ministrat e asaj kohe. Por “çudia” nuk zgjati për shumë kohë, pas rrezikut për atentat dhe punëve të shumta u detyrua të vijë në shijet e zyrtarëve të tjerë.
33- Prishja e ndërtimeve pa leje në parkun “Rinia” dhe në lumin e Lanës bëhej për herë të parë në emër të shtetit. Dhe për këtë meritën më të madhe e ka marrë Edi Rama, megjithëse është një punë që u bë nga Policia Ndërtimore me fondet e qeverisë.
34- Me këngën “Tirona”, e kënduar prej tij, Edi Rama u bë i pari politikan që kompozon dhe këndon një këngë vetë. Në këtë këngë në të cilën morën pjesë edhe grupi i famshëm “Ëest-Side Familly” u kthye në një hit të vërtetë.
35- Edi Rama është kryetari i dytë i PS-së, pas Fatos Nanos. Nano e mori drejtimin e PS-së në moshën 39 vjeç. Ndërsa Edi Rama e mori drejtimin e partisë më të madhe në opozitë në moshën 41 vjeç.
36- Kur ishte në shtëpi për të vizituar prindërit, dy persona e ndoqën në një rrugë të errët dhe e rrahën pa arsye. Një ngjarje që ai e përkujton si “stili Edi Rama”. Ai shkoi duke iu marrë këmbët deri tek shtëpia e një fotografi, rrugës për në spital dhe duke pozuar për fotografi të kokës së çarë dhe fytyrës të enjtur e të përgjakur. “Trembëdhjetë gjuajtje”, u tha miqve, kur doktorët i hoqën tubat e ushqimit dhe të frymëmarrjes.
37- Pas rrahjes Rama vendos të largohet, jo vetëm se ndjehej i kërcënuar, por edhe për të provuar fatin e artistit në migrim. U vendos në zemër të Parisit dhe me penel në dorë dhe telajon çdo mëngjes nisi një jetë të re.
38- Por Rama edhe në Paris nuk e la profesionin e tij të të shkruarit. Ai kishte lënë në Tiranë një reputacion, të cilin ai e ruajti edhe në Paris, duke shkruar opinione për një gazetë në Tiranë, duke u përqendruar në çështje që nuk shkonin si duhet në Shqipëri.
Edi Rama me nenen e tij Aneten. Fotoja eshte bere kur Rama hyri ne klasen e pare
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu