Kryesore
Detyronte studentët t’i blinin librat, pezullohet pedagogu i Shkencave Sociale
Pedagogu Zenel Shalari akuzohet nga studentët e Fakultetit të Shkencave për korrupsion dhe tregti të ndryshme të librave.
Përmes një peticioni me dhjetëra nënshkrime, në kuadër të aksionit të Lëvizjes për Universitetin, studentët duan largimin e këtij pedagogu.
Menjëherë pas peticionit të studentëve, dekanati ka vendosur të pezullojë nga detyra pedagogun Shalari.
“Dekanati i fakultetit të Shkencave Sociale, pasi analizoi problematikat e ngritura në peticionin e një grupi studentësh të vitit të parë të degëve Shkenca Politike, Administrim e politika Sociale dhe Psikologji dorëzuar më datë 20.04.2018, i kërkoi Fakultetit ekonomik zëvendësim të pedagogut të lëndëve “Teori Ekonomike” dhe “Hyrje në Ekonomi”, për periudhën e mbetur të mësimit në këtë semestër.
Fakultetit Ekonomik me shkresën Nr. 426/4, datë 03.05.2018, realizoi kërkesën e Dekanit të FSHS duke angazhuar për pjesën e mbetur të semestrit të dytë, dy pedagogë të tjerë në lëndët “Teori Ekonomike” dhe “Hyrje në Ekonomi”, shkruhet në dokument.
Njoftimi i plotë i studentëve:
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, në kuadër të aksionit të Lëvizjes për Universitetin kundër korrupsionit dhe tregtisë së detyrueshme të librave, kanë realizuar një peticion me dhjetëra nënshkrime, duke çuar ne shkarkimin e pedagogut Zenel Shalari.
Aksioni kundër zhvatjes së organizuar të xhepave të studenteve do të vazhdojë, si ndaj zhvatjes me tarifa dhe toefla të qeverisë, po ashtu edhe ndaj korrupsionit brenda klasave shkollore.
U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të universitetit publik të bashkohen kundër zhvatjes dhe padrejtësisë, me peticione dhe protesta. Vetëm asgjë nuk është e mundur dhe bashkë asgjë e pamundur! LËVIZJA PËR UNIVERSITETIN
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu