Pse këmishat e mjekëve janë të bardha (dhe ajo e kirurgëve jeshile)?
Pse këmishat e mjekëve janë të bardha?
Mjekët e adhuronin ngjyrën e pagabueshme të bluzës së tyre në fillim të viteve ‘900, ngjyrë që u jepte profesionit të tyre një kthesë në pamje. Përpara asaj kohe, mjekët i vizitonin pacientët e tyre me rroba “civile”, por prezenca e shumë sharlatanëve e bënte të vështirë dallimin e profesionistëve nga mashtruesit. Gradualisht kjo ngjyrë u bë simbol autoriteti dhe pastërtie. Edhe pse tani disa spitale moderne po e braktisin këtë ngjyrë, sepse thonë kamishat me këtë ngjyrë përhapin mikrobet dhe pacientët nuk ndihen rehat kur shohin këtë ngjyrë.
Po ajo e kirurgëve pse është jeshile?
Rreth mesit të shekullit 20, kirurgët dhe infermierët braktisënngjyrën e bardhë në favor të jeshiles, sepse veshjet me këtë ngjyrë ishin më të lehta për t’u pastruar nga njollat që ishin të pashmangshme në profesionin e tyre. Gjithashtu, ngjyra jeshile dhe e kaltra kontrastojnë më shumë me ngjyrat që janë brenda trupit njerëzor: Një ndihmë më shumë për sytë e atyre që operojnë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu