Lidhu me ne

Aktualitet

Manovra e PD-së me akuzat e njohura ndaj Xhafajt  

Partia Demokratike publikoi këtë të mërkurë dosjen e plotë të dënimit me 7 vjet e dy muaj burg në Itali të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt për trafik droge. Një akuzë që nuk artikulohet për herë të parë, me ndryshimin se stafeta i është kaluar selisë së PD-së, pas denoncimeve në parlament të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Edhe në daljen e fundit para gazetarëve Enkelejd Alibeaj e Gazmend Bardhi përveçse kanë bërë një zbardhje të përciptë të vendimit kanë ngarkuar me përgjegjësi Xhafajn dhe institucionet në varësi të tij për mosarrestimin e Agron Xhafajt.
“është detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim. Opozita ia ka bërë me dije Ministrit të Brendshëm që i vëllai i tij është i dënuar, por ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”– thuhet në deklaratën artikuluar nga selia e PD-së.
Për këto akuza ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është përgjigjur duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja për veprimtarinë e të vëllait, siç ka deklaruar publikisht.  Një debat që është aktualizuar nga opozita sipas një axhende të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Konteksti politik në të cilin PD po ribën akuzat ndaj ministrit të Brendshëm lidhet me një sërë zhvillimesh ku më domethënësi është natyrisht ekstradimi në Shqipëri i Izet Haxhisë.

Kjo çështje mund t’i shërbejë opozitës për të zhvendosur vëmendjen nga akuzat që ka artikuluar Izet Haxhia për Sali Berishën, si njeriu që ka nxjerrë në pritën e vrasjes Azem Hajdarin, por edhe që ka urdhëruar torturimin e Remzi Hoxhës.
Goditja ndaj ministrit të Brendshëm, çon ujë edhe në hullinë e Sajmir Tahirit, i cili po ashtu shenjestroi pak ditë më parë Fatmir Xhafën si njeriun që me qëndrimet e tij i ka dhënë zë akuzave të opozitës për lidhje të qeverisë me drogën./Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske11 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore11 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook