Lidhu me ne

Temporal

5 Euro

Edison Ypi
5 Euro kushtojnë 8 bukë që hahen në një ditë nga 8 familje modeste shqiptare nga ato për të cilat restoranti është një shpikje e panevojshme.
5 Euro dalin e teprojnë për të blerë 2 kilogram fasule Korçe ose Dibre, që zjejnë shpejt, kanë proteina, hahen me qef të shoqëruara me kos.
5 Euro kushton karburanti për të bërë një shetitje në Kepin e Rodonit ose në Ishëm nëpër ca peisazhe prrallore me pyje, qiell, det, me të ik menia e kokës.
5 Euro në monedha të vogla mjaftojnë për të kënaqur mbi 20 herë violinistin e trotuarit që luan Çajkovskin dhe për ti bërë qefin vetes si dashamir i Artit dhe mecenat.
Me 5 Euro mund të blesh një libër të vogël me disa nga perlat e Lasgushit, Introduktat e Nolit, ose novelat më fantastike të Ismail Kadaresë.
5 Euro mjaftojnë për t’ja zbukuruar ditën çdo fëmije të edukuar për së mbari, jo si ata që kanë për baba hajdutin Adriatik Llalla.
Më pak se 5 Euro kushton një program i thjeshtë kompjuterik me të cilin mund të shkarkosh gratis nga Interneti të gjitha kryeveprat e kinemasë botërore, sidomos ato të kohës së kurvit.
5 Euro kushton secila analizë mjekësore që do bësh në një laborator për tu bindur se; Mushkritë të kanë marrë fund qysh kur pije cigare Partizani, sytë po ti fik kompjuteri, mendjen po ta torolleps propaganda, ngathtësinë e ke peshqesh nga sedentarizmi, dhjamosjen nga fast fudat, diabetin ta garantojnë ushqimet me brumëra dhe konservanta, origjinë dhe data skadimi të dyshimta.
Afërsisht 5 Euro do të kushtojë në një kafene qerasja e një miku që hiqet për filozof autodidakt i cili do të thotë se në Shqipëri mjekët nuk t’i hedhin sytë në dy raste; Kur je nën 30 vjeç si tepër i ri asnjë sëmundje nuk guxon të të afrohet. Kur je mbi 60 vjeç si tepër i vjetër, ke marrë fund, vuan nga gjithçka, s’të ruan dot as Zoti. Çudia është se këtë ta thonë edhe mjekë nën 30 dhe mbi 60.
Me 5 Euro mund të blesh dy konserva peshku me salcë tepër të shijshme. Do kënaqesh kur ta kullufisësh konservën e parë. Por do gjesh belanë pasi të boshatisësh të nesërmen konservën e dytë.
Për arsye që nuk i di asnjë mik, asnjë mjek, asnjë libër, asnjë internet, nuk do të zërë gjumi tërë natën me sytë në tavan duke u munduar të gjesh nëse kjo bela’ të gjeti për shkak të një dobiçllëku të prodhuesit në formën e një energjie artificiale dhe të rrezikëshme që vjen nga cironkat e konservës që s’dihet në cilët pellgje janë zënë, nga vaji që s’dihet nga cili dru e kanë nxjerrë, nga salca që s’dihet në cilin laborator është shpikur.
Nëse shpenzon 5 Euro për të blerë dhe lexuar të gjitha gazetat e një ditë, do të largohet çdo ndjeshmëri dhe do të jetë zhdukur çdo stres. Je çmendur.
Rreth 5 Euro kushton konsultimi me një dernatologe se të krruhen duart. Dermatologia do të japi 5 receta nga 5 Euro secila për myqe dhe antibiotiqe që s’kanë për të bërë asnjë efekt. Do vazhdojë kjo kurë e kotë derisa një ditë të bukur me diell Fieri dhe fllad Puke, do të vijë në mendje ideja gjeniale lër të blerë me 5 Euro 10 palë doreza llastiku për të larë enët, dhe ke shpëtuar përgjithmonë nga të gjitha krruajtjet, recetat, dermatologet.
5 Euro kushtojnë rreth 100 kardioaspirina që të ruajnë nga rreziku i infarktit për shkak të episodeve traumatike të përditshmërisë shqiptareske. Mos i kurse 5 Euro për një magjistricë në një katund të Mallakastrës e cila pasi do të falenderojë me gjithë shpirt për 5 Eurot, do të tregojë fijepërpe mbi pëllëmbë të dorës në vendin e shqiponjave fatin e zvarranikut. (Gazeta Shqiptarja 24 prill 2018)
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix2 orë më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore2 orë më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar2 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar3 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal3 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Kryesore3 orë më herët

Burgosja e Veliajt nuk e dëmton Ramën, por i bën mirë…

Nga Kristi Pinderi Kisha një pikëpyetje pse tani burgosja e Veliajt e jo pas zgjedhjeve, por në fakt, po ta...

Kioske3 orë më herët

Mos i qani hallin PD-së se ku do t’i gjejë paratë për LaCivites, merruni me milionat që jep Rama lart e poshtë!

Shkruar nga Myslim Murrizi Pse nuk pyesni sa paguhet ish-zëvendës drejtori i shërbimit sekret Rumun si këshilltar i Ramës? Sa...

Mix20 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore20 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Facebook