Lidhu me ne

Aktualitet

Opozitë që fishkëllen opozitën

Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar, ku legalizoi ndryshimet në statut. Zërave që mendojnë ndryshe nga Lulzim Basha delegatët iu përgjigjën me fishkëllima, gjest që mesa duket vazhdon të jetë konstitumi filozofik i partive politike, përfshi edhe i Partisë Demokratike që sot përfaqëson opozitën e vendit. Një opozitë që fishkëllen opozitën brenda vetes, rekord i patjetërsueshëm antidemokratik që trashegohet nga kryetari në kryetar. Më poshtë është fjalimi i Eduard Selamit që u fishkëllye në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Fjala e Eduard Selamit 
Edhe në momentet më të vështira kur jemi ndarë me njeri-tjetrin, gjithmonë na kanë bashkuar vlerat e përbashkëta. Ne u bëmë shpresa e të rinjve shqiptarë dhe për të thënë të vërtetën nuk ka krenari më të madhe për ne. PD ishte atëherë promotore e integrimit. Ka një përputhje që kur PD ka qenë parti e vlerave, Shqipëria ka ecur përpara.
PD nuk ka pasur problem statuti. Nga 1995 ka problem me demokracinë e brendshme, ka problem me respektimin e statutit, jo me statutin. Në dhamë disa premtime të cilat nuk gjenden në projekt statut. Premtimi që ju dhatë që pas asaj fushate pas humbjes, do bënim një analizë të thellë. Janë tre humbje rresht. Që nga 1995 kemi një rekord shumë të keq, jemi 50%, 2 herë më pak në pushtet se PS-ja. Sepse nuk kemi vepruar si PD. Fatkeqësisht akoma po nxitojmë.
Ky është statuti më i keq që ka pasur PD. U premtua që do votojnë anëtarët se kush do i përfaqësojë në këshillat bashkiakë.
Janë anëtarët e PD që do e votojnë kush do i përfaqësoje në këshill bashkiak, në palrament dhe kjo nuk është në statut, prapë kryetari do i zgjedhi, do jetë lista e kryetarit prapë. Unë e kam thënë…(fishkellehet) Selami pergjigjet: Ç’punë ka Rama me statutin mor vlla, do që unë të iki? Unë s’kam ndër mend të iki se në 95 kërkuat ikjen time dhe vajti ku vajti Shqipëria”.
Ky është momenti, e ka kthyer PD në shërbim të një njeriu të kryetarit. Zoti Basha, lidershipi s’është pushtet dhe pozitë, është vlera, morali. Ky nuk është statuti i bashkimit, është i përjashtimit, fjala përjashtim në statut përmendet disa herë.
Në prill shkarkoi 22 kryetarë dege, e morëm vesh nga tv, s’u hapi as telefonin, tani s’do quhet më shkelje statuti tani e ke me statut ti shkrije.
Për këtë brohorisni ju? Shumë keq, mos mendoni se unë ju drejtohem vetëm ju, i drejtohem edhe demokratëve që janë aty jashtë, të heshtur.
Zoti Basha tërhiqe këtë statut, mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve, e treta për PD, dhe kjo punë vetëm do vazhdojë nëse vazhdon kështu. PD do mbijetojë nëse do largoheni.
Faktet treguan një video duke vjedhur votat brenda nesh. Mund të jetë një nga ata që bërtasin. Si mund të jemi ne partia e lirisë dhe demokracisë kur vidhen votat brenda nesh? A doni ta bëni si në 1995? Bëjeni. Unë jam këtu për të treguar se kjo nuk është rruga për PD-në, as për opozitën, as për të djathtën. As për Shqipërinë”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske11 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore11 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook