Një vit më parë deputet i Partisë Socialiste, sot shihni me çfarë merret
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka njoftuar se me 4 maj, ditën e premte do të hapë një ekspozitë personale në qytetin e Lezhës me 200 punime.
Në fotot e publikuara në “Facebook”, Ndocaj shihet duke vendosur pikturat e tij ne muret e galerisë së tij personale.
Vetë Ndocaj ka pohuar se mund të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet lokale të vitit 2019 për postin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, i cili mbahet aktualisht nga demokrati Fran Frrokaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu