Lidhu me ne

Aktualitet

Një këngë e dëgjuar disa herë  

Do ketë veting edhe në Partinë Socialiste. Këtë ka thënë pak a shumë sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së saj. Z. Rama është njeri që i pëlqen frazat goditëse, sepse e koncepton politikën si art ekzibicionist. Dhe fjala e tij në Asamble ishte pak a shumë moment ekzibicionizmi për të larguar vëmendjen nga dushi gjerman që po I sjell kokën vërdallë.

Që nga koha kur ka nisur të qeverisë z. Rama është “kapur” mat, apo ka lënë ta kapin me ankesa për “drejtorë që na nxjerrin bojën” apo për ministra turkoshakë.

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 tha se kishte drejtuar qeverinë më të mirë që ka patur ndonjëherë vendi, kurse në shtator dhe tetor të atij viti kërkonte dorëheqje masive të drejtuesve të hipotekave dhe spitaleve.

Vetë ligj e vetë Maliq, vetë shpërndan fletë lavdërimi, e vetë ngel në klasë ky kryeministër që po zëvendëson qeverisjen e vendit me qeverisjen e humorit të shoqërisë të cilën kërkon ta shqeqerosë apo mbajë të lidhur me teatrin e vet politik. Më e mira punë që mund të bëhet është të mos e dëgjojmë. E nëse e dëgjojmë, të shohim se çfarë bën dhe jo se çfarë thotë.

Ministrat nuk do t’i kalojnë të qeta pushimet e kësaj vere. Kryeministri Rama paralajmëroi rikompozim të kabinetit në shtator, pas një vlerësimi që do bëhet për punën e tyre. Paralajmërin kreu i qeverisë e bëri nga punimet e asamblesë socialiste.
“Ndryshime në qeveri në shtator nëse duhet bërë, do të shohim cilët ministra, ministre, cilët nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, jo thjesht të tregojnë shifra e statistika, por të kenë vendin e tyre në mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besim”– deklaroi Rama.
Kryeministri foli edhe për fushatë spastrimesh në kryesinë e partisë që drejton.
Do shohim cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë, si ka punuar sekretariati dhe cilët do vijnë, cilët janë kryetarët e PS që do të ikin, detyra kryesore është bashkëqeverisja, do te kemi votevbesim popullor per te gjithe kryebashkiket e PS”– shtoi kryeministri para anëtarëve të asamblesë.
Kryeministri u dha përgjigje edhe zërave që vijnë nga publiku për mungesën e Vetting-ut në politikë.
“Ashtu si njerëzit përsërisin pse s’bëhet vetingu nga qeveria dhe politika. Vetingu që po bëhet ka synimin të pastrojë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua, edhe për këdoqoftë tjetër atë që sot vetingu bën për gjykatësit dhe prokurorët. Duhet të jemi krenarë që PS, që është e vetmja forcë, që mendon dhe vepron si forcë e të ardhmes”– tha Rama.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske12 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore12 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook