Lidhu me ne

Aktualitet

Fotoalbumi i vizitës dhe të pathënat

“Read my pins”, (lexoni karficat e mia). Kjo është batuta e famshme e ish-sekretares së shtetit Madaleine Albright, sa herë që ajo donte të përcillte ndonjë sinjal diplomatik para një takimi të rëndësishëm.
Si askush tjetër në atë kohë, Madaleine Albright kishte sofistikuar mesazhet diplomatike përmes karficave që ajo vinte në xhaketë, që ishin nga më të ndryshmet; nga forma e gjarprit, bletës, majmunit, granates, bretkocës, gaforres, fluturës, zemrës, engjëllit… etj
Me kalimin e kohës një tjetër grua e hekurt, kancelarja gjermane Angela Merkel e ka huazuar këtë kod. Ndryshe nga Albright e cila e ka shkruar këtë eksperiencë edhe në librin e saj autobiografik, për Angela Merkel kanë shkruar të tjerët, më saktë mediat e huaja ndërkombëtare.
Thuhet se Merkel paralajmëron natyrën e takimeve që ajo zhvillon përmes xhaketave që ajo vesh.
Një interpretim të tillë mund ta japësh edhe për takimin e fundit që ajo zhvilloi me kryeministrin Rama. Ky i fundit “bombardoi” faqen etij në Facebook me foto  të takimit mes tij dhe Merkel.
Rama i veshur shik (me kollare domethënëse) dhe brenda kornizave protokollare dhe Merkel e veshur me xhaketë ngjyre rozë e errët gati në vjollcë.
Nëse do t’i referohemi çfarë shkruhet, Merkel e vesh këtë ngjyrë kur zhvillon takime më pak formale ku nuk diskutohen tema të nxehta.
Për koencidencë apo jo, takimi rezultoi i tillë. Angela Merkel e kishte të qartë situatën për Shqipërinë nisur edhe nga konferenca për shtyp para takimit të zhvilluar me kryeministrin Rama. Merkel nuk përcolli një mesazh të fortë. Ajo nuk i tha një “Po” paraprake Shqipërisë për vendimin e fund të qershorit si dhe kishte të qartë se për hapjen e negociatave ka një sërë parakushtesh.
“Gjatë javëve të ardhshme, ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar, nëse ka akoma disa gjëra që duhen realizuar, apo është bërë përparim i mjaftueshëm…”,tha ajo para takimit me Ramën.
Takimi mes tyre (sic duket edhe nga fotot e Ramës në Facebook) ka vijuar i qetë, dhe i ngrohtë, (pa ndonjë zhvillim të ri për Shqipërinë) si vetë ngjyra që ajo kishte paracaktuar të vishte…
Ndoshta herë tjetër, ku ajo të veshë një xhaketë ngjyre të gjelbër apo të zezë do të kemi shansin të shpresojme për optimizëm apo për një përgjigje përfundimtare të Gjermanisë për Shqipërinë…
112345678910111213141516171819202122
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix24 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix24 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix24 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook