Kryesore
Fate Velaj godet me rolin e Gjergj Arianitit. Organizon Skënderbeun në versionin “tallava”
Fate Velaj, këshilltar, artist, piktor, romancier dhe i apasionuar pas dielit dhe hënës, ka organizuar dasmën e Skënderbeut në Kaninë.
Kanina është fshati i tij dhe Velaj, një natyrë ekzibicioniste që preferon ta quajë veten njeri të kulturës, ka inskenuar atë që mund të quhet Rilindje e Historisë.
Një lloj stukimi kozmetik i dëshirave në fytyrën e realitetit. Fotot e kësaj dasme aktoriale duket se kanë provokuar gaz dhe hare në shumë mjedise, pse nallbania dhe vulgaria bashkohen aty me një kapardisje që mbetet identiteti i vetëm i kohës sonë. Sigurisht që aty ne dallojmë Skënderbeun dhe Donikën, pak si të rënë nga vafti krahasuar me imazhet e filmit që na ka kultivuar identikitin e heroit dhe të bashkëshortes së tij. Por me pak sens historic do të shikojmë te Fatja Arianitin, kuptohet pa mustaqet e kërleshura që e kemi parë gravurave, por me mjekër të kuruar ndoshta me një makinë rroje, sikurse edhe i pafajshmi i kësaj ceremonie që të sëkëlldis, kryebashkiaku Dritan Leli ngjan si i dërguari i Dozhit të Venedikut, i huaj që detyrohet të marrë e japë me vendasit e vështirë.
Nuk ndodh shpesh që njerëzia të tregohet kaq e sinqertë e të shpërfaqë kaq lirshëm imagjinatën e vet, kështu që ta shijojmë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Skënderbeu