Lidhu me ne

Kioske

Ajri i kondicionuar, bën mirë apo bën keq? Ja përgjigjet e shkencës

shutterstock_54774865.0
Më 8 korrik 1842, mjeku John Gorrie, zbuloi sistemin e parë të ftohjes së ajrit. Mjeku dëshironte që të sëmurët nga ethet ta ndjenin veten më mirë në klimën subtropikale të Floridës, prandaj u kërkonte infermierëve që të sillnin kova me akull dhe të frynin ajrin përmes akullit. Lëvizja e ajrit nëpër akull krijonte një efekt ftohës.
Nuk kaloi shumë dhe John Gorrie e la mjekësinë për t’u marrë me eksperimente. Ai u përpoq të ndërtonte një makinë me amoniak që të ftohte ajrin dhe kështu lindi makina e parë mekanike e akullit e më pas frigoriferi.
Sot, kudo në botë ftohja qendrore dhe në përgjithësi ajri i kondicionuar është kthyer në diçka të zakonshme në shumicën e shtëpive, zyrave dhe makinave.
Por edhe pse i domosdoshëm, shkenca është e ndarë për për ajrin e kondicionuar. Shpëton jetë, por shkakton sëmundje. Na bën më produktivë, por shkakton ndotje. Ja dy pikëpamje të ndryshme, pro dhe kundër ajrit të kondicionuar
Përse bën mirë
Të moshuarit
Gjatë valëve të të nxehtit ajri i kondicionuar shpëton jetë: në komunitetet me më shumë kondicionerë, është 17% më i ulët numri i 65-vjeçarëve që shkojnë në urgjencë prej patologjive kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes. Në një shtëpi pleqsh në Florida, gjatë 4 ditëve u prish sistemi i kondicionimit dhe temperatura u rrit në 31 gradë. 21 pacientë nga 89 patën probleme me temperaturën nga i nxehti, ndërkohë që 5 ndërruan jetë.
Fëmijët. 69% e pediatërve e këshillojnë ajrin e kondicionuar për fëmijët e vegjël, që kanë vështirësi me termorregullimin.
Puna
Nëse kërkohen aftësi numerike, kontrolli të dhënash dhe mendim krijues, temperatura ideale është 20 gradë celcius, sipas studiuesve të Universitetit Kombëtar të Singaporit. Në 24 gradë, produktiviteti bie me 15% dhe gabimet rriten me 25%. Një tjetër studim mbi produktivitetin, i kryer nga studiues finlandezë dhe amerikanë, ka treguar se rritet progresivisht duke nisur nga 20.5 gradë, teksa maksimumi arrin në 21.6 gradë.
Makina
Kondicioneri përmirëson ajrin në kabinë: një studim në tre automjete të llojeve të ndryshme ka treguar se ajri i kondicionuar redukton mikroorganizmat me 81.7%, grimcat me 87.8%, duke reduktuar kështu riskun e krizave alergjike, pavarësisht nga lloji i mjetit.
Përse bën keq
Shëndeti
Shfryrja direkte e ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë trakeit, bronshit, ngrirje të qafës, infeksione në vesh, dhimbje koke dhe shpine. Po kështu rritet risku i mushkërive nga baktere që rriten në filtrat e aparateve të vjetër. Tharja e tepruar e ajrit mund të shoqërohet me shqetësime sysh, kruarje dhe skuqje, mbi të gjitha për ata që qëndrojnë gjatë në kompjuter, apo që mbajnë lente sysh e që tentojnë të thahen.
Ekonomia
Për të mbajtur të freskët banesë, është më mirë të izolohet, të vishen dritaret nga jashtë me errësues, këshillon Leon Glicksman i MIT në Boston. Por mbi të gjitha duhen ndryshuar zakonet: reduktimi i përdorimit të elektroshtëpiakeve që krijojnë nxehtësi; fikja e atyre që rrinë kot (tv etj), hapja e dritareve natën: gjithë këto freskojnë në mënyrë më ekonomike e të shëndetshme.
Puna
Fresk, dakord, po pa ekzagjeruar. Gjatë verës trefishohen ftohjet në zyrë: për t’i shmangur mes temperaturës së mjedisit dhe asaj të jashtme nuk duhet të ketë ndryshim më shumë se 7 gradë. Sigurisht, nëse jashtë është 50 gradë, mund të zbritet, në kërkim të mirëqenies, jo të të ftohtit.
Mjedis
Gazrat ftohës ndotin mjedisin: ata të brezit të parë (Cfc, Hcfc) përmbajnë klor dhe janë shkak i vrimës së ozonit; Hfc janë gazra që shkaktojnë efektin serrë dhe kontribuojnë për ngrohjen e tokës. Kondicionerët me propan kërkojnë personel të specializuar për instalimin, e si pasojë janë më të kushtueshëm.
Sëmundje dhe lodhje konstante
Studimet tregojnë se personat që punojnë në një mjedis me ajër të kondicionuar mund të përjetojnë dhimbje kronike dhe lodhje. Ata që punojnë në ndërtesa në të cilat vazhdimisht përdoret ajri i kondicionuar mund të përjetojnë gjithashtu irritim të membranave mukoze dhe vështirësi në frymarrje duke rritur riskun e prekjes nga gripi dhe sëmundje të tjera.
Paaftësi për të luftuar të nxehtin
Ata që shpenzojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës. Kjo shkaktohet kryesisht nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër të jashtëm që shkakton djersitje. Kjo intolerancë ndaj të nxehtit ka çuar në rritje të vdekjeve lidhur më të nxehtin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal18 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix18 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar19 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix19 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix19 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar19 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar19 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar20 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar20 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore20 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook